Aksident tragjik në Rrugën e Arbrit, 2 të vdekur dhe 3 të plagosur

Një aksident tragjik ka ndodhur në Rrugën e Arbrit. Mësohet se në aksident janë përfshirë dy makina, ku si pasojë kanë vdekur dy poersona si dhe disa të tjerë janë plagosur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të urës Qeranecit.

Viktimat nuk janë identifikuar ende, ndërsa drejt vendit të ngjarjes janë nisur policia dhe forcat zjarrfikëse. Deri më tani flitet për 3 të plagosur nga përplasja e dy mjeteve. Nga fotot e kapura nga vendi i ngjarjes, dallohet se makinat janë përplasur kokë më kokë dhe janë shkatërruar plotësisht në vendin e quajtur ‘Fusha e Gjirocës’. Deri më tani nuk dihet as gjendja shëndetësore e të pplagosurve dhe as Policia e Shtetit nuk ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen.

About Redaksia

Check Also

Rihapet dosja Rama-McGonigal në Shtetet e Bashkuara, kreu i qeverisë rrezikon burgun në SHBA

Mediat investigative në Shtetet e Bashkuara kanë rihapur dosjen Rama-McGonigal ku kreu i qeverisë shqiptare …

Leave a Reply