Rama takim me ministrat, Ahmetaj i paftuar shfaqet tek “Vila 31” dhe…

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në një drekë pune ministrat e kabinetit të tij qeveritar. akimi informal, i pari për këtë vit të ri, po zhvillohet në “Vilën 31” dhe ka nisur që prej orës 15:30. Lajmin e ka bërë me dije vetë kryeministri Rama ka publikuar një foto i vetëm në tryezë duke pritur ministrat ku shkruan: Para nisjes së diskutimit maratonë të fillimvitit me qeverinë ose ai momenti kur bën detyrat para orës së mësimit.

Por teksa brenda kishte mbledhje, jashtë, edhe pse nuk ishte i ftuar kaloi ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj.

Ai është kapur nga “Ora” me pamje teksa kalonte nga vendtakimi, i qetë dhe pa e kthyer as kokën nga vendi ku kolegët e tij ishin mbledhur për të diskutuar. Deri më tani nuk dihen detaje se për çfarë po flasin por pritet që pas përfundimit, Rama të mbajë një prononcim të shkurtër për mediat.

About Redaksia

Check Also

Nënkryetari i PD, Boçi dhe deputeti Ludovik Hasani takim me emigrantët në Itali

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, deputeti Ludovik Hasani si dhe Kryetari i Bashkisë Pukë, Rrok …

Leave a Reply