Katastrofa demografike!

Nga Rezenbrik SERJANI

Shqipëria, si pasojë e tymit të zi të lokomotivës së korrupsionit qeveritar këto 10 vite, shtëllungat e së cilës sa vijnë e vështirësojnë frymëmarrjen e shqiptarëve, thyen vit pas viti rekordet më të zeza lidhur me çdo indeks, indikator matës, vlerë apo shifër që pasqyrojnë jetën ekonomike e sociale në vendit tonë.
Edhe këtë fillim viti, rekord pas rekordi, nxirje pas nxirje, skëterre pas skëterre, Shqipëria radhitet në humnerën e renditjes lidhur me indeksin e lumturisë në vend, duke qenë shumë larg asaj ç’ka ka qenë 9 vite më parë(30 vende më poshtë se sa ç’ishin 9 vite më parë) por mbetet ende shumë larg vendeve të rajonit, siç është Kosova (60 vende nën shqiptarët e Kosovës), apo krahasuar me Serbinë (40 vende nën Serbinë). Çdo vit që kalon, si pasojë e keqmenaxhimit të politikave në vend, Shqipëria ulet me dhjetra vende, duke kapur çdo vit humnerën e renditjes.
Një tjetër tregues është shkalla e ulët e lindshmërisë në vendin tonë.
Në rang kombëtar ISF(Indeksi Sintetik i Fekonditetit) në Shqipëri vitet e fundit ra nga 1,48 fëmijë për grua në vitin 2017 në 1,32 në vitin 2021, duke treguar qartazi uljen e ndjeshme të lindshmërisë në vendin tonë, ndikues i drejtpërdrejtë në uljen e shtesës natyrore dhe uljen e shtimit të popullsisë.
Ikjet masive të popullsisë(kryesisht të të rinjve)vitet e fundit kanë ndryshuar tërësisht strukturën tonë demografike.
Katastrofa demografike, me të cilën po përballet Shqipëria vitet e fundit janë emigrimi masiv, shpopullimi i fshatrave dhe qyteteve, mosha e tretë në aspektin demografik po rritet ndjeshëm, duke patur çdo ditë e më shumë një Shqipëri të plakur.
Të dy treguesit e sipërpërmendur lidhen në mënyrë direkte me mungesën e politikave nxitëse në vend.
Ekonomia e shkatërruar, mungesa e sigurisë, dobësia institucionale, e ardhmja e rrezikuar, mungesa e shpresës, zhvillimi i çaluar, papunësia, borxhi i lartë publik, mungesa e paketave sociale, shëndetësia e mjeruar, arsimi i shkallmuar, korrupsioni i përbindshëm, rendi i robëruar, e shumë e shumë faktorë e aktorë që ndërtojnë godinën e shtetit të cilët janë në rrokullimën e degradimit të përditshëm janë përgjigja e indekseve të sipërpërmendura.
Këto 10 vite, një dekad korrupsion i pandalshëm, Shqipëria është nën klithmën e mjerimit. Përgjegjësi ka një emër, Rama dhe sekti i tij në pushtet.
Shqipëria është në një katastrofë të gjithanshme, ku më e egra, është katastrofa demografike, si një tregues më vete që çdo ditë e më shumë po jep shpirt por ndërkohë ka fuqinë që klith për një Shqipëri më shumë të mjeruar, më shumë të varfëruar.

 

About Redaksia

Check Also

Gjunjëzimi nuk është strategji! Rama, Meloni dhe degradimi i përfaqësimit diplomatik!

Nga Alba KEPI Zerbinizmo ramist! Gjunjëzimi nuk është strategji: Rama, Meloni dhe degradimi i përfaqësimit …

Leave a Reply