Hans Küng: Një kishë tjetër është e mundur

Kujtojmë teologun zviceran që ndërroi jetë në moshën 93 vjeçare me këtë intervistë të gjatë të botuar në MicroMega e prillit 2010, në të cilën Küng kritikon ashpër papën Ratzinger dhe evidenton prishjen midis papatit dhe popullit katolik.

 Ai takimi midis tyre në Castel Gandolfo nuk qe paqëtues. Hans Küng kritikon ashpër papën Ratzinger duke e sulmuar në tema të ndryshme: nga origjina e vërtetë e katolicizmit tek dialogu ndërfetar, duke kaluar nëpër skandalin e pedofilisë dhe rastet Williamson dhe Piu i XII. Një bashkëbisedim ku teologu evidenton një prishje midis papatit dhe popullit katolik. Histori e një kishe tjetër, me vlera të tjera.

Parisi: çfarë nënkupton për ju?

Më jep shumë kënaqësi të kthehem sot. Parisi është një qytet ku kam ardhur për herë të parë në vitin e largët 1948. Në atë kohë isha vetëm një student dhe shumë gjëra kanë ndodhur gjatë këtyre dekadave.. kështu që tani jam i kënaqur që jam këtu sërish për të përfaqësuar librin tim të dytë të kujtimeve [Une vérité contestée, Mémoires, shtëpia botuese du Cerf, Paris 2010].

Keni vendosur të tregoni historinë tuaj, rrugëtimin tuaj fetar?

Duke parë nga prapa, më duket se kujtoj dy histori, të dalluara dhe njëherazi të ndërthurura: një e vogël, ajo e jetës së një teologu, dhe tjetra e madhe, ajo e kishës katolike dhe e teologjisë në shoqërinë e botës bashkëkohore. Historia e parë tregon jetën time, që ka qenë e ashpër dhe plot me beteja, por njëherazi interesante. Në fund, pavarësisht përvojave të ndryshme të dhimbshme, bilanci im është pozitiv: kam mbetur kristian, katolik, teolog dhe prift në të gjitha aspektet, pavarësisht se mendojnë se është tejet e rrezikshme për seminaristët e teologjisë! Prandaj e konsideroj veten me fat, edhe respektivisht teologëve të tjerë francezë që kanë patur një fat shumë më të dhimbshëm dhe që nuk e kanë duruar këtë deliri…

Atëhere fillojmë nga ajo që e keni quajtur «historia e vogël».

Qysh kur isha në lice, jam interesuar për atë që ndodhte vërtet në botë, sigurisht që nuk mund të qëndroja i mbyllur në një kullë fildishi. Kam pasur fatin, si student, të njoh teologët e mëdhenj e fillimit të shekullit të XX, në Romë, në Zvicër e në Paris, dhe kjo më ka bërë shumë përshtypje. Kam vendosur atëhere ta zgjeroj horizontin tim dhe kështu sferat e mia të interesit janë bërë të shumëfishta: nga uniteti i kishës midis paqes midis feve, deri tek dialogu ndërfetar dhe problemet në jetën e komunitetit universal. Pastaj, në këtë moment punë ditë e natë mbi etikën botërore. Po studioj ekonomi, që është një lëndë fantastike, dhe anipse nuk është tamam fusha ime, është magjepsëse dhe rilidhet me problemin e kërkimit të një sistemi ekonomik etik në botën e sotme. Nëse kam kërkuar t’i zgjeroj dijet e mia, kam kërkuar megjithatë ta mbaj qendrën time në fenë kristiane: nuk e kam humbur asnjëherë nga shikimi sferën teologjike për të bërë gjëra të tjera. Përfshirja ime në historinë e kishës së student ka qenë fillimisht ai i një vëzhguesi objektiv, të paanshëm, deri në një moment kthese, të gjeneruar nga një fakt vendimtar: refuzimi nga ana e papës Piu i XII i priftërinjve punëtorë. Aty kam filluar të dyshoj për autoritetin papnor. Nuk arrija ta kuptoja atë që kishte ndodhur, kështu që kam shkuar të kërkoj shpjegime profesorit tim, që ishte një prej këshilltarëve të papës, por nuk kishte çfarë të bëhej.

Në çfarë dallohet vizioni juaj i kristianizmit nga ai i papës Benedikti i XVI?

Në librin tim mbi kristianizmin kam analizuar në mënyrë të thelluar paradigmat e tij, që janë gjithmonë aktualë në debatin teologjik, dhe besoj se kundërshtimi më i thellë midis meje dhe Ratzinger, më shumë se i natyrës personale, varet nga fakti se jemi përfaqësues i dy linjave të ndryshme të mendimit, i dy vizioneve të ndryshme të këtyre paradigmave. Beteja jonë është mbi interpretimin e këtyre premisave themelore dhe pozicionet tona janë rrënjësisht të kundërta. Duke hyrë në specifika, për mua paradigma e parë dhe më e rëndësishme për ta kuptuar kristianizmin është origjina e tij në judaizëm, gjë përgjithësisht e anashkaluar nga katolikët, ndërsa për Ratzinger kristianizmi fillon vetëm falë takimit midis mesazhit biblik dhe filozofisë greke. Pra Jezùsi do të ishte kështu i përjashtuar nga ky proces, apo jo? [qesh në mënyrë provokuese]. Dhe veç kësaj, si duhet t’i konsiderojmë atëhere komunitetet e para kristiane? Ka qenë vetëm falë ndërhyrjes së Shën Palit që ka krijuar një paradigmë të re, sigurisht e nevojshme. Paradigma e dytë pas asaj judaiko – kristiane është pastaj ajo greko – helene dhe të dyja pyesim nëse duhet qëndruar në këtë aspekt për sa i përket konsideratës së dogmave të kristologjisë. Pastaj, Ratzinger nuk e pranon sistemin episkopal që ortodoksët kanë ruajtur, duke qenë një admirues i zjarrtë dhe përfaqësues i paradigmës së tretë, asaj romako – katolike, ku peshkopët romakë janë shumë të rëndësishëm. Shën Agustini është për të jo vetëm babai i kishës, por edhe një «bashkëkohës». Është fiksuar pas problemit të papatit, duke u parë si një institucion absolut deri në shekullin e XI dhe të reformës gregoriane. Një këshillë: nëse arrihet të kuptohet shekulli i XI, e ke kuptuar situatën aktuale! Është aty që ka lindur ai absolutizëm i papatit që në mijëvjeçarin e parë nuk ekzistonte. Klerikalizmi kundër laikëve, ligji i beqarisë dhe liturgjia: është trashëgimia e frankëve. Edhe unë natyrisht e kam studiuar teologjinë mesjetare, por sigurisht që nuk kam ndalur aty. Kurse Ratzinger po. Ajo që përshkruaj dhe që konfirmohet edhe nga veprimet e tij si papë është shumë e qartë. Benedikti i XVI e konsideron procesin e reformës priotestante si vullnetin e zgjidhjes së lidhjes të filozofisë greke me kristianizmin dhe për të nënkupton dekadencën! Nuk ka kryer asnjëherë një konfrontim pozitiv me reformatorët dhe natyrisht që nuk ka asnjë simpati as për iluminizmin, as për modernizmin. Çhelenizimi, dekadenca e theksuar nga përparimet e shkencave moderne, filozofia bashkëkohore, konceptimi i shtetit, revolucioni francez, Charles Darwin, evolucionizmi dhe, për të përfunduar, moment ndër më të «ulëtit» e historisë, revolta e studentëve e 1968, janë vërtet për të faktorët e rënies. Siç e tregon në autobiografinë e tij, në fundin e këtij procesi drejt dekadencës janë ateizmi dhe imoraliteti. Së fundi, diferenca midis tij dhe meje është se ai e ka përfunduar biografinë  e tij me Tubingën, me momentin në të cilin është bërë arqipeshkëv i Mynihut dhe nuk preferon të flasë mbi vitet në vazhdim, pasi vijimi është një «histori e errët», dh aty sheh se kemi zgjedhur dy rrugë shumë të ndryshme. Mëkat! Kemi ndjekur dy rrugëtime të ndryshme, por jemi katolikë nuk mund të mohohet se edhe unë jam prift katolik! Nuk do të mund ta lija kurrë kishën time, por po tregoj se teologjia që duhet ta marrë seriozisht Koncilin Vatikani i II dhe që thelbi i kristianizmit është Jezù Krishti, por ai i historisë dhe jo ai i koncileve, që janë një interpretim helenist i Jezù Krishtit së Dhiatës së Re.

Çfarë nënkupton sot të jesh katolik? Si mund të bashkëezistojnë paradigmat që keni përmendur? Si e shikoni një paradigmë të re për katolicizmin në të ardhmen?

Të qenit katolik nuk është diçka e lidhur domosdoshmërisht meparadigmën e tretë, që është ajo romako – katolike, domethënë rezultati i historisë së fundit të mijëvjeçarit të parë, por nënkupton të besosh në një linjë vijueshmërie kohore, pavarësisht të gjitha prishjeve dhe konflikteve të vogla, të kishës dhe të karakterit universal të saj: kisha e të gjithë botës nuk është e një vendi apo vendë të caktuar. Kriteri i vërtetë i katolicizmit është mesazhi kristian, Ungjilli, të qenit katolik është të besosh tek universalizmi, megjithatë pa pranuar çdo gjë, pasi natyrisht ajo që i kundërvihet Ungjillit nuk mund të konsiderohet katolike. Sot duhet të jesh katolik me shpirt ungjillor dhe mendoj se kjo realizohet nga shumë njerëz në të dyja kishat (katolike dhe prostestante).

I keni përballuar këto probleme teologjike me papën Gjon Pali i II dhe më pas me Benediktin e XVI?

Kam shpresuar gjithmonë në një doalog dhe në një papë që do të donte të fliste me mua, duke qenë se me Wojtyl´a (papën Gjon Pali i II) nuk ishte e thjeshtë… nuk donte të fliste me askënd që kishte një pozicion të ndryshëm nga i tiji në aspektin e kishës. Ishte një papë që fliste shumë për dialogun, por nuk ka kryer kurrë asnjë dialog të vërtetë me kë nuk ishte dakord me të. Atëhere kam menduar se kishte nevojë për një papë të ri, por Ratzinger nuk ishte tamam kandidati im… Megjithatë kam vendosur t’i shkruaj dhe mendoj se ka bërë një akt shumë kurajoz duke më pritur.

Si ka shkuar takimi juaj?

Ka ndodhur në Castel Gandolfo, kemi folur për 4 orë, ishte një atomsferë e bukur, e ngjashme me atë të kohëve të kaluar në Tubingen dhe e raporteve të mira. Kam menduar: ja, ndoshta do të gjejë një kthesë dhe do të jetë ndryshe si papë… por fatkeqësisht i ka humbur të gjitha mundësitë e mëdha që ka pasur. Problemi është se nuk ka ndryshuar, për asgjë. Deri ka rivënë kapelën mesjetare tridhëmbshe me liturgjinë e mesjetës dhe, për më tepër, paraqitet me veshjen e papës Leoni i X të Mediçëve, që ka qenë përgjegjësi i prishjes totale me Luterin, duke qenë se nuk ka bërë asgjë të arësyeshme kundrejt tij. Kështuë që pyes, si mund të paraqitesh sot në rolin e këtij pape? Mungon vetëm me karrigen dhe tiarën për t’u rikthyer në Mesjetë!

I referoheni ndonjë rasti në veçanti, kur flisni për raste të munguara? I referoheni edhe dialogut ndërfetar?

Mendoj se për shembull në Kostandinopojë do të duhej të pranonte atë që e kishte thënë në Tubingen, domethënë se nuk mund të pretendohet që ortodoksët të pranojnë vendimet e koncilëve tek të cilët nuk kanë marrë pjesë; në vend të këtyre fjalëve, kanë qenë vetëm manifestimet solemne të cilat nuk i ka pasuar asnjë ndryshim i vërtetë. Për të mos folur për rastet e munguara edhe kundrejt myslimanëve dhe hebrejve… Problemi i vërtetë është se ai konsideron të gjitha fetë e tjera deficitare, ndërsa kisha katolike natyrisht që është e përsosur; vetëm se tani kemi disa vështirësi për ta mbrojtur nga të gjitha skandalet e fundit, duke qenë se është një institucion i «përkryer». Atëhere situata është e vështirë dhe popullariteti i saj zvogëlohet, si në Francë, ashtu edhe në Gjermani, tani që ka mbaruar faza e parë e entiziazmit për një papë gjerman. Për më tepër, nuk mund të shihet se është pak e sikletshme të kesh një papë gjerman, sidomos në ndodhitë e lidhura me antisemitizmin e katër peshkopëve të Vëllazërisë Piu i X që Benedikti i XVI i ka ripranuar në kishën katolike, pavarësisht kundërshtimit të tyre ndaj Koncilit Vatikani i II.

Në meritë të krizës së fundit të hapur në Gjermani lidhur me problemin e priftërinjve jezuitë pedofilë: ju duket si episodi i ri një krize që edhe pse e përmbajtur në Itali, Spanjë dhe Francë, është simptoma e një krize të kishës katolike perëndimore? Cilat do të jenë pasojat e këtyre skandaleve mbi besimtarët dhe mbi opinionin publik?

Mbi pozicionin e priftërinjve pedofilë, unë nukbesoj se është vetëm një çështje kombëtare, amerikane, polake apo gjermane. Fillimisht pozicioni i Vatikanit ishte të konsideroje për shembull peshkopin e Boston një fakt të izoluar dhe të brendashkruar vetëm në Amerikë. Unë mendoj se sot në Irlandë ka një tragjedi të vërtetë. Kam marrë letrën e një ambasadori irlandez që më shkruar se autoriteti i kishës katolike aty tashmë është kompromentuar. Kam folur edhe me papën për disa situata të rënda, megjithëse pa i prekur direkt skandalet seksuale, duke i shpjeguar se sipas mendimit tim këto ngjarje janë rezultati i politikës reaksionare të kishës katolike në vende sot të shekullarizuar. Është një problem universal. Në Gjermani, jezuitët kishin një reputacion mjaft serioz dhe, për mua, është shumë e dhimbshme që nuk e kisha parë kurrë një gjë të kësaj natyre, të zbuloja gjithë këto skandale dhe të mendoja se sot ka edhe shumë raste për të cilat nuk flitet… Prandaj besoj se është një problem global që ka të bëjë me beqarinë e priftërinjve: nuk them se patjetër që është pasoja e domosdoshme, absolutisht, por nuk ka shumë mundësi për këta njerëz dhepër më tepër nuk është sigurisht një rast që pjesa më e madhe e episodeve janë brenda kishës katolike…

Sipas mendimit tuaj, kush janë përgjegjësit e mëdhenj?

Duhet të jesh i sinqertë: janë peshkopët që kanë rrëfyer përgjegjësitë dhe gabimet e tyre. Faktikisht nuk duhen gjykuar vetëm priftërinjtë e varfër që janë në këtë situatë dhe që shpesh janë viktimat e sistemit, por edhe peshkopët, që kanë përgjegjësit e dyte sepse kanë mbuluar gjithçka. Por pastaj kush është përgjegjësi i politikës së peshkopëve? Nuk e kemi diskutuar akoma, por është shumë e qartë se kuria romane ka drejtuar gjithçka. Janë cnetralizuar tashmë gjithë këto raste, gjithnjë e më të shumtë në numër, në Komgregacionin për Doktrinën e Fesë, pasi vetëm aty është detyrimi për këtë sekret absolut që mbulon gjithçka dhe ky aksion shënues është dëshiruar nga Ratzinger, që për 22 vjet ka mbuluar shumë letra. Një letër solemne e dërguar më 18 maj 2001 nga kardinali Ratzinger të gjithë peshkopëve të botës thotë se duhet ruajtur një heshtje absolute («secretum pontificium»). Besoj se tani papa është në një situatë shumë të vështirë, çfarë mund të thuhet tani?

Respektivisht me 2009, sipas mendimit tuaj, cila është rëndësia e skandalit Williamson dhe i dorës së ngritur ndaj peshkopëve integralistë?

Mendoj se Benedikti i XVI ka bërë një apologji tejet personale, gjë e jashtëzakonshme për një papë. Megjithatë vetë ai ka thënë se shumë njerëz qenë ngritur kundër tij dhe ai ka përfituar për t’i sulmuar. Por nuk është e vërtetë, njerëzit që kishin një pozicion kritik ndaj tij dhe se i ka sulmuar nuk kishte nevojë të kapej pas kësaj historie të katër peshkopëve. Do të mund besoja se vetë ai nuk e dinte se Williamson mohon historicitetin e holokaustit, por e dinte se qenë të gjithë antisemitë, të gjithë e dinë dhe se këta katër i kundërvihen Koncilit Vatikani i II. Si mund të pranohen këta peshkopë dhe të jetë ndërkohë kaq i ashpër dhe i pamëshirshëm me të tjerët? Pa nevojën e përmendjes së rastit tim… Si mund të oranohet nga njerëzit që mohojnë Koncilin në katër pika thelbësore si liturgjia dhe lirinë e fesë? Nuk mund të kthehet prapa, në periudhën parakoncilit; kjo është e qartë. Nëse një papë kërkon edhe ta bëjë shkon kundër Koncilit Ekumenik që është autoriteti suprem i kishës katolike. Koncili Vatikani i II nuk ka qenë një prishje, por një kthesë, dhe nuk mund të kthehet prapa. Siç e thotë Suárez, jezuiti spanjoll, mund të jesh skizmatik në dy kuptime: në rasti ku ndahesh nga papa apo në rastin ku është papa që ndahet nga kisha. Benedikti i XVI është shumë i matur, por praktikisht reagon ndaj Koncilit: shikoni emërimet e tij në Kuri… kreu i ri i Kongregacionit të Liturgjisë është një njeri në favor të liturgjisë së Trento dhe është shfaqur me cappa magna: as mbretëresha e Anglisë i bën këto «bêtises».

Sipas mendimit tuaj, cilat janë perspektivat e dialogut ndërfetar judaiko – kristian pas vizitës së papës në sinagogën e Romës në janarin e 2010?

Parasëgjithash është një fakt pozitiv që Benedikti i XVI e ka bërë këtë vizitë në sinagogë, si ajo në xhaminë e Stambollit; fatmirësisht, rabini nuk i ka bërë vetëm komplimenta, siç bëjnë peshkopët, por vizita nuk i ka zgjidhur të gjitha problemet…

Në dhjetor Benedikti i XVI ka lëvduar virtytet heroike të papës Pacelli. Ju jeni dakord mbi vazhdimin e procesit të kanonizimit të Piut të XII?

Për sa i përket kanonizimit të Piut të XII, nuk e kuptoj këtë betejë të avancuar nga ati jezuit Gumpel. E njihja sekretarin privat të papës Pacelli, pasi vinte nga kolegji ynë gjermanik dhe një mbrëmje na ka treguar një ditë – tip të Atit të Shenjtë. Një nxënës ka përfituar për ta pyetur nëse Piu i XII ishte shenjtor dhe ai, që e ka njohur më mirë se kushdo tjetër, i është përgjigjur në mënyrë tejet energjitike: «Jo, jo, nuk është shenjtor, por është një njeri i madh i kishës». Mendoj se ka të drejtë, pasi qendra e vërtetë e interesut të Piut të XII ishte kisha, si institucion, dhe kjo ishte më e rëndësishme se gjithçka, dhe të gjithë hebrejtë e botës. Ai ka gjykuar se komunizmi ishte më i rrezikshëm se nazizmi, edhe pse kishte qenë i traumatizuar nga ardhja e komandove të kuq të zyrën e tij në Mynih dhe kështu komunizmi për të ishte një çështje ekzistenciale. Pa dashur ta demonizoj, mund të shpjegohen shumë gjëra të sjelljes së tij, por nuk mund të shpallet shenjtor.

Ka megjithatë arësye shprese për kishën katolike që sot duket se po kalon një moment krize? Mund të synohet mbi njerëz të saktë, lëvizje të veçanta apo mbi disa vende që mund ta zgjidhin?

Situata është e rëndë kudo, në Poloni, Spanjë, Irlandë… nuk mund të jesh tepër optimist, efekti Gjon Pali i II ka kaluar. Nëse shikohet situata në Amerikën Latine, tashmë e vështirë, kuptohet se nuk ka mjaftueshëm priftërinj, për të mos folur për Afrikën ku shpesh priftërinjtë kanë një grua dhe beqaria mbulohet në mënyrë elegante… Një problem tjetër serioz është sesi Wojtyl´a ka qenë një prej përgjegjësve të parë të mungesës së kontrollit të lindjeve në Afrikë dhe nuk e shikoj sesi mund të ketë një pozicion të arësyeshëm mbi çështjen demografike pa një modifikim të enciklikës Humanae Vitae. Përetj hierarkisë, janë komunitetet që funksionojnë, në Gjermani, Zvicër dhe Austri për shembull; në përgjithësi, ku ka një famulli komunitetet funksionojnë sepse identifikimi i popullit nuk ndodh më me papën, por me priftin e komunitetit lokal. Të dielën të gjithë njihen, luajnë, hanë bashkë: shpirti ekumenik është aktiv. Shpresa ime është që në nivel lokal ka sërish një kristianizëm të gjallë. Sikur mjerimi i kishës të bëhej edhe më i madh, sikur peshkopët të thonin se nuk ka më shumë priftërinj, do të duhej të bëhej ndonjë gjë. Pres momentin ku një autoritet ekleziast dhe jo teologjik si i imi do të mund të thotë se nuk është më e mundur të vazhdohet kështu. Intransigjenca dhe arroganca e Kurisë së Romës kanë prodhuar skizmat në shekujt e XI, XV dhe XIX. Shpresoj se papa i ardhshëm do të ndjekë rrugëtimin e Gjonit të XXIII dhe jo të Gjon Palit të II dhe të Benediktit të XVI.

Shikoni një prishje midis papatit dhe popullit katolik?

Po, është tashmë një realitet faktik, njerëzit nuk merren shumë me atë që thotë papa dhe për rregullat e sjelljes që jep. Për shembull, Gjon Pali i II është përpjekur në të gjitha aktet, udhëtimet dhe diskutimet e tij për të limituar lindjes, divorcet dhe marrëdhëniet ekumenike, por pa sukses. Vetëm e ka frustruar dhe vënë në heshtje klerin. Shumica e katolikëve në vendet e industrializuara nuk merret shumë me atë që thotë Roma mbi këto probleme; bëhet e gjitha njëlloj dhe nëse je vetëm i zemëruar dhe i sikletosur prej gafave të papës, por teorikisht shanset pozitive e papatit janë të mëdha, është mëkat të mos i përdorësh.

Çfarë mund të bëjë konkretisht sipas jush?

Mund të shkruajë një enciklikë mbi seksualitetin, që shmang libertinizmin arbitrar dhe rigorizmin, do të ishte një dokument i madh, apo jo? Kam menduar gjithmonë se Ratzinger ishte inteligjent dhe që mund të bëjë gjithçka për fetë; sot ka një shkëmbim të caktuar me autoritetet myslimane, por nuk shikoj ndonjë progres të madh. Nëse lexoni kuranin shikoni se Jezùsi është kudo dhe është një figurë shumë pozitive, ama me një kusht: mos e bëni Zot! Sikur judeo – kristianët të kishin qenë të pranishëm në Koncilin e parë të Nikeas do të kishin protestuar kundër familjes mbretërore që ka identifikuar Jezùsin dhe Zotin, kështu që tani është e vështirë të kuptohen. Nuk mund të kthehesh prapa, siç la dashur ta bëjë restaurimin pa ia arritur. Sot njerëzit nuk merren me procesionet baroke të kishës, tipike të shekullit të kaluar, por ka shumë mundësi të tjera… Shpresojmë që Benedikti i XVI të bëjë të paktën një veprim kurajoz. Unë edhe në vitet ’80 e kam bërë detyrën time. Kam zgjeruar horizontet e mia, kam studiuar, udhëtuar, folur me njerëzit, kam lexuar shkrimet dhe kam studiuar shumë ekzegjezën, historinë dhe etikën botërore dhe kam mësuar këtë: nëse doni të thoni të vërtetën, seriozisht, me argumenta të vlefshme dhe në liri të plotë, njerëzit ju dëgjojn. Kjo do të lexohet në vëllimin e tretë të kujtimeve të mia.

(nga MicroMega)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

 

About Redaksia

Check Also

Një vit nga ikja e “Sokratit Shqiptar”!

Nga Bujar LESKAJ Sot, datë 5 dhjetor 2024 bëhet 1 vit nga ndarja nga jeta …

Leave a Reply