Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar pas lajmit se banesa ku u vodhën 600 mijë euro nga pastruesja dhe djali i saj është e këshilltares së kryeministrit Edi Rama si dhe ish-shefe e kabinetit të zv.Kryeministrit Arben Ahmetaj. Në postimin e tij në Facebook, Berisha duke iu referuar lajmit të SYRI-t thekson se policia ka marrë urdhër të prerë të mos përmendet emri i këshilltares së Kryeministrisë të zhytur në euro smeralde, safire flori dhe rubinë.
Postimi i plotë
Shuma përrallore vidhen tek këshilltarja e kryeministrisë!
Nënë e birë kishin vjedhur tek zyrtarja e lartë Kryeminstrise qindra mijëra euro.
Policia në komunikatën e saj mban sekret emrin e zyrtares së vjedhur Alda Klosit, ish shefe e kabinetit të zv.Kryeministrit famoz Arben Ahmetaj, tani këshilltare në kryeministri mbasi del problem origjina e parave të vjedhura.
Burime dixhitale nga policia njoftojnë se shuma e gjetur tek nënë e birë është deri tani mbi 540 mijë euro. Kjo është shuma më e madhe e kapur ndonjëherë hajdutëve. Sipas këtyre burimeve hajdutët, parat i kanë gjetur të fshehura në dy dyshekë. Nerkohë policia ka marrë urdhër i prerë të mos përmendet emri i këshilltares së Kryeministrisë të zhytur në euro smeralde, safire flori dhe rubinë.
Lexoni më poshtë kronikën e gazetarit.
Policia gjen edhe mbi 400 mijë euro në banesën e pastrueses së arrestuar/ Ja ku ishin fshehur
11:54, 08/01/2023
Policia e Tiranës ka zbuluar 404 800 euro, gjatë rikontrollit në banesën e nënë e bir të cilët u arrestuan ditën e djeshme për vjedhje në bashkëpunim.
Sipas njoftimit të policisë, nisur nga dyshimet e krijuara, mbi shumën e vjedhur në banesën në Rrugën e Kosovarëve, bazuar në inteligjencën informative dhe veprimet hetimore të thelluara është ushtruar rikontroll në banesën e shtetasve Rozeta Dobi dhe djalit të saj H. D. dhe aty gjetën shifrën e frikshme të eurove të fshehura në tubin e aspirimit.
Me këto shifra vjedhja e kryer shkon në rreth 525 mijë euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri.
Nga raportimet e mediave, vjedhja e banesës është kryer me çelësin që ka pasur pastruesja e shtëpisë, 49-vjeçarja Rozeta Dobi e cila ka shfrytëzuar momentin kur në banesë nuk ka pasur njeri dhe pasi ka vjedhur bashkë me djalin e saj kanë bërë rrëmujë në shtëpi për të humbur gjurmët.
Vjedhja ka ndodhur më datën 15 dhjetor dhe në atë banesë ku punonte 49-vjeçarja Rozeta Dobi jetonte një grua me vajzën e saj.
Tiranë/ Vijon operacioni policor i koduar “Inside”.
Gjenden dhe sekuestrohen edhe 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, në banesën e dy autorëve të arrestuar gjatë operacionit ditën e djeshme.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të operacionit policor të koduar “Inside”, gjatë të cilit u arrestuan shtetasit R. D. dhe H. D., nisur nga dyshimet e krijuara, mbi shumën e vjedhur në banesën në Rrugën e Kosovarëve, bazuar në inteligjencën informative dhe veprimet hetimore të thelluara është ushtruar rikontroll në banesën e shtetasve R. D. dhe H. D. (nënë e bir).
Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në tubin e aspirimit, 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
#angazhimpërkushtimsakrificë👮♂🚔 #tëvendosurkundërkrimit✅ #nëçdoskajtëvendit🇦🇱 #nëshërbimtëqytetarëve👮♂🤝