Idhujt falsë të Amerikës

Miliarderët e sotëm tech mendojnë se janë gjeni të vetëbërëqë meritojnë adhurim, por ne nuk e besojmë këtë.

Puna ime e parë jashtë UCLA qe në program analizë tek Morgan Stanley në vitet ’80. Ashtu si shumë analistë të klasës time, nuk e kisha asnjë ide se çfarë ishte investimi bankar – vetëm ata që qenë në majën e sistemit kapitalist dhe mund të bënin një mal me para. Ne i kushtonim një konsideratë të pakët rolit më të gjerë që financa luante në shoqëri. Qemë të ngarkuar me lindjen e predatorit plaçkitësit kryesor të species së kapitalistëve, kompaninë publike. Misioni ynë ekonomik, na u tha, qe fisnik — ne po bënim para duke ndihmuar njerëz të tjerë të bënin para, kështu që mund të investonin para, pra të mund të bënin më shumë para.

Nuk e vlerësoja në atë kohë, por zgjedhja e Ronald Reagan në 1980 e kishte çimentuar etosin e tij në kulturën dhe politikën qeverisëse. Në fjalimin e tij inaugurues, presidenti kishte hequr vijat e betejës: “Në këtë krizë aktuale, qeveria nuk është zgjidhja e problemit tonë; qeveria është problemi”. Në paraqitjen e tij të rënies amerikane, puna dhe qeverisja qenë bërë bashkë për ta shtypur klasën e aksionerëve, duke prodhuar një ekonomi anemike që kërcënonte lirinë të ishte e suksesshme. Reagan lëvizi me shpejtësi t’u jepte fund kufizimeve qeveritare ndaj madhështisë ekonomike amerikane: taksa të larta në qytetarët tanë më produktivë, tejetrregullim të biznesit dhe bishës së programeve të të drejtës që synonin rrënjët e kapitalizmit. The Gipper e zhveshi liberalizmin dhe e zëvendësoi atë me individualizmin e ashpër dhe të “drejtën e ëndërrimit të ëndërrave heroike”.

Rezultatet qenë mbresëlënëse. Kur shkova në Wall Street pak vite më vonë, ekonomia po lulëzonte. GDP rritetj çdo vit të presidencës Reagan, përveç njërit, dhe inflacioni ra nga 14% në 4%. Në një epokë rritjeje të vlerës së aksionerëve, Dow Jones Industrial Average, që po thahej për poshtë qysh nga mesi i viteve ‘60, u dyfishua. Lajmet e biznesit dhe mbulimi specifik i tregut të aksioneve u bënë produkti kryesor mediatik i Main Street dhe e bëri Dow Jones (dhe më pas NASDAQ) indikatorin parësor ekonomik. Pjesërisht, kjo pasqyronte një interes material: Falë llogarive të pensionit 401(k), fondeve reciproke dhe më pas internetit, pjesëmarrja në tregun aksionet qe rritur nga më pak se 1/3 e shtëpive amerikane në vitet ‘80 në rreth ½ sot. Por si pjesëmarrja e zgjeruar e pjesëmarrjes në treg është e lehtë të mbivlerësohet. Për hir të së vërtetës, shpërndarja e vlerësimit të jashtëzakonshëm të kapitalit që patën gëzuar qysh kur unë hyra nëpër dyert e Morgan Stanley kishte qenë tejet e pabarabartë: 1% më i pasur i amerikanëve mbanin më shumë se gjysmën e aksioneve të zoëruara nga familjet; pjesa më e ulët prej 90% mbante vetëm 11%.

Si e kanë ngulitur veten amerikanët më të pasur? Me anë të politikave që favorizojnë tashmë të pasurit, ndërsa i zvogëlojnë mundësitë për klasën e mesme dhe më të ultat. Fillojmë me kodin e taksave. E ardhura e siguruar nga shitja e aksioneve në një kompani taksohet me në përqindje më të ulët se e ardhura e siguruar nga punimi aktual në atë biznes. Një transferim i dytë nga i varfëri tek i pasuri: Një pronar shtëpie mund ta deduktojë interesin e taksës në një shtëpi të parë dhe të dytë, ndërsa më pak të pasurit paguajnë qira jo të deduktueshme. Këto transferime janë të ngritura tek publiku amerikan sesi të bëhesh i pasur, kur në realitet ato përshkruajnë mënyrën sesi të qëndrosh i pasur. Ky mesazh është propagandë e sjellë tek ti nga 10% i njerëzve që disponojnë 89% të aksioneve. Gjatë çerekshekullit të kaluar, një sektor e ka rritur dominimin edhe midis elitës: Big Tech. Ky është një sektor që ka akumuluar edhe pushtet ekonomik gjithnjë e më të madh, i ka investuar fitimet në influencë mbi politikën. Në 2000, kompanitë teknologjike shpenzonin 7 milion për legjislatorët. 20 vite më vonë, ata shpenzojnë rreth 80 milion dollarë — më shumë sesa bëri industria e komercializimit bankar (62 milion) dhe qasja e buxhetit lobues të industrisë së naftës dhe gazit (112 milion). Megjithëse “average Joe” që një propagandë efektive politike, narrativa e revolucionit të Reagan kërkonte një lider heroik. Kështu, teksa batica e begatisë globale ekonomike largoi shumicën e anijeve, në Amerikë ne transferuam kreditin për rritjen nga masat punuese në individë brilantë, oportunistë apo thjesht fatlimë që i drejtonin këto masa. Emri që gjetëm për këta shpëtimtarë të ditëve moderne qe novator. Ne i hoqëm florinjtë e vjetër dhe i zëvendësuam ato me idolatrinë e novatorëve dhe ky religjion është më thellësisht i rrënjosur në kulturën e teknologjisë. Në tech, ideja se suksesi është rezultati i arritjes individuale, një shenjë e kurajës dhe e gjenisë, është një besim i ngulitur fuqishëm.

Për pjesën më të madhe të jetës time të rritur, kjo qe mitologjia ime e vetes – që kisha shkuar nga të qenit fëmija i një mamaje të vetme punëtore në një njeri që punoja nëpër avionë privatë. Qartazi, isha një njeri i vetëbërë. E vërteta është se jam një amerikan i bërë. Përfitova nga të lindurit në një kohë dhe një vend me prosperitet të paprecedent me një numër avantazhesh, shumica e të cilëve rrethanore. Shumica është e vërtetë për Silicon Valley. Sigurisht, njl ekosistem unik ekziston atje dhe kapitali njerëzor që ai tërheq është frymëzues, por ajo çka merr më pak vëmendje është se themelimi i Valley u ndërtua mbi projekte qeveritare. Çipi i kompjuterit, interneti, mausi, ueb brauseri dhe GPS qenë të gjitha të asistuara me dollarë taksash, jo venture capital. Megjithëse konvertimi i këtyre teknologjive në fitime private mori vizion individual, ai mori gjithashti miliona orë pune nga mijëra inxhinierë dhe punëtorë të tjerë për rroga, shumica e të cilëve qenë produkti i një prej programeve më të mëdha qeveritare që kemi: shkollat publike. Dikur vendi ynë adhuronte astronautët dhe liderët e të drejtave civile që frymëzonin shpresë dhe simpati. Tani nderon novatorët e teknologjisë që gjenerojnë miliarda dollarë dhe lëvizin tregjet financiare. Për ta justifikuar këtë adhurim, ne i bëjmë aksionerët ta kthejnë metrikën e suksesit dhe kështu që ata janë më të suksesshëm. Pretenduam fuqinë e teknologjisë dhe kështu që kjo ka fituar më shumë fuqi dhe i lëvduam indnvidët në krye të këtyre organizatave tech për gjeninë e tyre. Ilustrimet për idhujtarinë tonë gëlojnë, edhe në organizimet e thata ligjore të kompanive të tregëtuara publikisht. Kur Apple dhe Microsoft aplikuan në letrat e Securities and Exchange për t’u bërë kompani publike, respektivisht në vitet 1980 dhe 1986, themeluesit e tyre qenë vizionarë të vërtetë dhe figura dominuese në kompanitë që patën krijuar. Megjithatë emri i Steve Jobs shfaqet në dokumentat e aplikimit S-1 të Apple vetëm 8 herë; tek Microsoft, emri i Bill Gates shfaqet 23 herë.

Pastaj është Adam Neumann. Kur kompania e tij, WeWork, aplikoi për t’u bërë publike në 2019, emri Adam shfaqet 169 herë në dokumentat e aplikimit të saj. Shumë prej këtyre referencave përshkrojnë transaksionet komplekse që ai i kishte bashkangjitur ekstraktit sa më shumë pasuri që kishte mundur nga investitorët. Rreth një muaj pas aplikimit S-1, IPO u anullua dhe Neumann u shkarkua. Neumann është një shembull ekstrem, por idhujtaria e novatorëve ësht në të gjitha aplikimet e fundit të IPO. Bashkëthemeluesi dhe CEO i Affirm, Max Levchin, shfaqet në të gjithë aplikimin e tij S-1 131 herë dhe bashkëthemeluesi dhe CEO i Robinhood, Vladimir Tenev, shfaqet 109 herë në aplikimin e tij S-1. Inflacioni i emrit të klasës së CEO të Big Tech korrespondon me inflacionin e të ardhurave të tyre: 8 nga 10 njerëzit më të pasur në botë janë aktualish apo ish CEO të kompanive teknologjike amerikane dhe pasuria e tyre konsiston thuajse tërësisht nga aksionet në këto kompani. Personi i Vitit mbretërues i revistës “Time”, Elon Musk, është më i pasuri nga të gjithë. Nga 1990 deri në 2021, 1 përqindëshi majë i shtëpive e rriti pjesën e tyre të pasurisë së vendit nga 24% në 32%.

Kurrë nuk ka qenë më e lehtë të jesh një kompani trilion dollarëshe. Në gushtin e 2018, Apple u bë kompania e parë publike që arriti një vlerësim prej 1 trilion dollarësh. Në atë kohë, më së vonshmi raportonte një të ardhur vjetore prej 229 trilion dollarësh. Në tetor të 2021, Tesla u bë kompania e gjashtë që arrinte 1 trilion dollarëshin (më pas ra, por ishte tregëtuar me një vlerë që e tejkalonte 1 trilionëshin sërish në majin e 2022). Secila kompani e arriti këtë shenjë me më pak të ardhur se çdo kompani përpara saj. Tesla arriti në klubin e 1 trilion dollarëve me një thjesht 32 bilion në të ardhur vjetore. Jashtë sarajeve të praruara të elitës, kjo epokë begatie ndjehet shumë ndryshe. Qysh nga mesi i viteve ’70, rritja e të ardhurave shtëpive me ardhura të mesme dhe të ulëta kishte qenë e ngadaltë. E ardhura në 2021 për fundin e shtëpive është e rritur me 12% qysh nga 1975, krahasuar kjo me një rritje prej 95% për majat e tyre. Po, në disa zona shpenzimesh, këta dollarë të kufizuar mund të blenin më shumë se kurrë më parë — ka pasur aq shumë lloje të ndryshme atletesh për shitje, por ky konfrontin i ftohtë kur kujdesi shëndetësor, arësimi dhe shtëpitë marrin pjesë gjithnjë e më të mëdha se një ardhur e ngecur dhe kjo nuk llogaritet për 401(k) e shkatërruara, kreditë e dyta të shtëpive dhe shtypjen e përgjithshme financiare që industria ime – arësimi i lartë – ka imponuar në familjet me të ardhura të mesme dhe të ulëta. Çfarë e kthen këtë nga të keqe në të tmerrshme, çfarë e bën këtë joamerikane, është se avantazhet po bëhen të rrënjosura. Elitat po gërmojnë, duke mbrojtur pasuritë e tyre në rritje nga rreziqet e çdo tregu që pretendojnë se mbështesin. Shpëtimet, shkurtimet e taksave dhe subvencionet janë mjetet e rrënjosjes. Për ata në majë, kapitalizmi ynë është bërë favoritizim: individualizëm i ashpër nga poshtë lart, por socializëm nga lart poshtë.

Vlera tani është e përqëndruar në sektorin teknologjik që 6 kompani – Meta (Facebook), Apple, Netflix, Google dhe Microsoft – numërojnë për më shumë se 20% të S&P 500 nga vera e 2021. Vlerat e aksioneve qenë rreth teknikaliteteve dhe themeleve të një kompanie. Tani ato janë rreth tregimit të historive dhe vizionit, që CEO shpikin dhe media shpërblen. Rezultati? Aksionet në kompani virtualisht të falimentuara si AMC dhe Hertz spikatën në vëllime të mëdha tregtimi në 2021 dhe tre kompani makinash elektrike – Tesla, Lucid dhe Rivian – qenë sëbashku me vlerë më të madhe se pjesa tjetër e industrive të makinave dhe e fluturimit sëbashku. Deri më fundmi, dalja pulike implikonte tranzicionin e një kompanie nga një diktaturë dashamirëse në një republikë, ku pronësia shpërndahet dhe pushteti vendimmarrës qëndron një një trup të zgjedhur (bordi). Kjo është pak e më pak rasti në teknologji. Të brendëshmit e kompanive, zakonisht themeluesit dhe kapitalistët kryesorë, po sigurojnë kontroll të paprecedent të kompanive publike që i punësojnë ata. Çelësi në sigurimin e kontrollit është ndarja e strukturës dyklasore. Në një kompani të rregullt aksionere, secili aksion është i barabartë me një votë. Në një strukturë dyklasore, aksione të caktuara kanë një fuqi votuese më të shumtë se të tjerat. Këto aksione të privilegjuara janë rezervuar ekskluzivisht për ato të brendshëm të kompanisë, duke ju dhënë kontroll mbi operacionet e kompanisë dhe duke i ruajtur nga presionet e aksionerëve të jashtëm.

Në 2019, kur lobova për Twitter që të punësonte një CEO me kohë të plotë, Elliott Investment Management e nënshkroi letrën time me një stilograf 2 miliard dollarësh dhe siguroi tri vende në bordin e kompanisë. Më pak se dy vite më pas, Jack Dorsey u “dorëhoq”. (Lexo: U shkarkua me dinjitet). Ka mundësi që Elliott nuk do të kishte qenë në gjendje ta bënte këtë ndryshim – që do t’i sillte përfitim aksionerëve – sikur Twitter të kishte dy klasa aksionesh. Sot 43% e kompanive teknologjike bëhen publike me një strukturë dyklasore. Nëqoftëse kjo tingëllon sikur tregjet publike po përqafojnë autokracinë dhe pushtetin që vjen me të, besojuni instinkteve tuaja. Duke harxhuar të gjitha orët e pushtimit në pajisjet teknologjike, ne jemi bërë subjekt i manipulimeve të atyre që kontrollojnë kanalet dhe rekordi i tyre për despotizëm të ndritshëm nuk është i mirë. Ne jemi në ankth, të tejstresuar dhe të kërrusur mbi laptopët tani, duke kërcitur dhëmbët. Ndërkohë publiku ynë dhe hapësirat e ndara rrezikojnë të neglizhohen dhe kalben apo privatizohen që i kthen atë në vende loje për pak më të pasurit dhe më të pasurit, klasa bilionere novacionet e të cilëve po na japin ne këtë distopi punë/live/luaj nga shtëpia, do të jetë një milion kilometra larg. Praktikisht. Ato po i marrin fitimet e tyre marramendëse dhe po investojnë në bazat hënore dhe në Mars. Nuk mencoj se vizioni i tyre do të realizohet ndonjëherë – Marsi është një shkëmb i ftohtë, pa ajër dhe i rrezatuar, por klasa jonë bilionere është arrogante sa të djegë prosperitetin e epokës tonë në një përpjekje të kotë për të fituar tjetrën.

Marrja e një kursi ndryshe është brenda fuqisë tonë. Në fjalimin e tij të parë inaugurues, presidenti Bill Clinton tha në mënyrë të famshme: “Nuk ka asgjë keq me Amerikën që nuk mund të kurohet nga çka është e drejtë me Amerikën”. Këto fjalë do të ishin në rregull me fjalimin e Reagan të 1981 rreth “biznesit të kombit tonë”. Për këtë punë, ato do të ishin në rregull me Abraham Lincoln, që fliste për një union të prishur, api me Franklin D. Roosevelt, gjatë Depresionit. Këto janë fjalë që unë besoj thellësisht. Megjithëse i dalëmode, mbetem një eksepsionalist amerikan. Në mënyrat që e bënë atë (në fjalët e përdorura nga presidentët e shumtë në listë) “një qytet në një kodrinë”, ky vend është një fanar për optimistët dhe novatorët. Shpesh them se optimizmi është superfuqia e Amerikës dhe se ky optimizëm është realisht i fuqishëm: Shkenca na tregon se mund ta zgjasë jetën e individëve me 8 vjet. Imagjinoni se çfarë mund të arrijnë 330 milion optimistë.

(Ky artikull është përshtatur nga libri që pritet të dalë i Scott Galloway, “Adrift: America in 100 Charts”)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Një vit nga ikja e “Sokratit Shqiptar”!

Nga Bujar LESKAJ Sot, datë 5 dhjetor 2024 bëhet 1 vit nga ndarja nga jeta …

Leave a Reply