Nuk e di pse sot m’u kujtua një ngjarje e vërtetë!

Mga Adriana KALAJA

Denoncohet se shtëpia e ministrit D. Gj. (sot ish ministër), kishte ndodhur një vjedhje.

Pretendohej se hajdutët kishin hyrë nga dritarja e tualetit.

Për këtë qëllim OPGJ- të e ngarkuar me hetimin e kësaj çështje u paraqitën në banesë ku i pret ish ministri.

  1. Gj: Ju lutem më falni se kam një mbledhje me Kryeministrin ndaj hyni e bisedoni me bashkëshorten.

Dava 2 – 3 mijë Euro janë, por bëmë denoncimin të jemi në rregull – thotë ish ministri teksa largohej.

Në sallon OPGJ-të i priste bashkëshortja me rrobdishambër e lagur nga dushi dhe me cigare në dorë.

OPGJ 1: Zonjë kush mendoni se mund të jetë futur dhe ju ka vjedhur 2 – 3 mijë Eurot?

Zonja: Nuk kam asnjë dyshim por që të jem e sinqertë kanë marrë mbi 350 mijë Euro.

OPGJ 2: Por bashkësborti juaj na tha 2 – 3 mijë Euro?

Zonja: Po lereni atë idjotin se nuk di çfarë flet….

Tha zonja që kishte fiksim gurutë.

Besoj e kuptoni për kë e kam fjalën dhe historinë e kam mësuar në Prokurorinë e Tiranës.

Nëse do pyesni në Prokurorinë e Tiranës, do më jepni të drejtë.

Kjo histori mu kujtua tek dëgjoja “vjedhjen” në shtëpinë e këshilltares për vjedhje të super hajdutit Ahmetaj nga pastruesja e saj.

Ndaj sot unë jam me pastruesen e cila ndryshe nga Organi i Akuzës zbuloi atë që në fakt ne e dimë se:

  1. Korrupsioni është më i madh sa më të lartë e ke postin.
  2. Se paratë e pista këta të korruptuarit i fshehin poshtë jastëkut në pamundësi për t’i çuar në llogari offshore.
  3. Ka me qidra raste të tilla por që fshihen nga Drejtësia e Re e Kimit dhe motrës Bel(l)a Mafia.

Për këtë qëllim ne kësaj pastrueses duhet t’i themi faleminderit.

Plus që nuk ka vepër penale pasi Kodi Penal dënon vjedhjen e pasurisë private apo publike duke shpërdoruar detyrën.

Para private nuk janë se këshilltarja i kishte të vjedhura me korrupsion duke shpërdoruar detyrën, dhe tek e fundit një pjesë ishin edhe të pastrueses.

Para publike nuk janë se pastruesja i gjeti poshtë dyshekut dhe nuk patur ndonjë detyrë shtetërore.

Për të mos thënë që mund t’ja ketë lënë vetë zyrtarja për t’i ruajtur pastruesja dhe kur i ka kërkuar s’nuk.

Imagjinoni sa para ka poshtë jastëkëve në Surrel.

Pse kot e kërkojnë amnistinë fiskalë këta hajdutë me pushtet?

Ja kaq e thjeshtë është.

Ps: Kush ka njohje me pastruesen jam e gatshme ta mbroj falas.

Shpërndaje sa më shumë.

 

About Redaksia

Check Also

15 vite nga heqja e vizave, Berisha: Pa viza edhe në Amerikë dhe anëtarësim në BE pas 11 majit

Kryetari i PD, Sali Berisha ka kujtuar përmes një postimi në facebook liberalizimin e vizave …

Leave a Reply