Berisha: Ja si e denoncoi 9 muaj më parë gazetari i ndjerë ndrikullën e djegësave

Më 29 mars 2022, gazetari i ndjerë, Kastriot Myftaraj bëri një emision me titull “SPAK të arrestojë dy ‘Stela Gugallet’, Alda Klosi (Çiko) dhe Rovena Beqiraj” në emisionin “Ju flet Moska” në RTV Ora.

Myftaraj tha se SPAK ka lëshuar urdhër-arrestet për disa persona lidhur me aferën e incineratorëve dhe theksoi se, Alda Klosi (Çiko) dhe Rovena Beqiraj kanë qenë persona kyç në çështjet e incineratorëve dhe të koncesioneve në këto 9 vite të qeverisjes.

Denoncimin e të ndjerit e publikoi sot edhe kryetari demokrat, Sali Berisha.

“Ja si e denoncoi 9 muaj më parë gazetari i ndjerë, Kastriot Myftari, ndrikullën e djegësave, këshilltaren e Edi Ramës, Alda Klosin, me gjysmë milion euro nën dyshek.

Por ajo mbrohet nga “SKAP-i” i partisë, sepse lidhjet e saj shkojnë direkt tek bosët e paprekshëm të sipërmarrjes së djegësve Rama-Agaçi-Ahmetaj- Veliaj!”, shkruan Berisha.

Disa muaj më parë, Kastriot Myftaraj thoshte:

Kjo Alda Klosi ka qenë drejtoreshë koncesionet, edhe për incineratorin. Kudo ku ka ikur Ahmetaj e ka marrë me veten Klosin. Klosi është në kryeministri tashmë. Kur u bënë ato procedurat e incineratorëve, kjo i ktheu përgjigje ministrisë së Mjedisit me shpejtësi të rrufeshme.

Alda Klosi është krahu i djathë i Arben Ahmetajt. Ai e ka pasur atë drejtoreshë kur ka qenë në detyrë dhe siç raportonte i ndjeri Kastriot Myftaraj, Ahmetaj, në çdo institucion që ishte e merrte Alda Klosin pas tij.

Gjithashtu, gazetari i ndjerë, kërkonte arrestimin e saj, pasi ajo ishte një nga zyrtaret e përfshira në aferën e inceneratorëve dhe nuk është çudi që këto para të jenë qokat e korrupsionit për inceneratorët.

Grabitja që ka bërë pastruesja e shtëpisë, Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi, duket se ka nxjerrë zbuluar bashkëpunimin e Ahmetajt dhe Klosit për fshehjen e mijëra eurove.

About Redaksia

Check Also

15 vite nga heqja e vizave, Berisha: Pa viza edhe në Amerikë dhe anëtarësim në BE pas 11 majit

Kryetari i PD, Sali Berisha ka kujtuar përmes një postimi në facebook liberalizimin e vizave …

Leave a Reply