Veliaj nxjerr patronazhistët për të mbrojtuar aferat korruptive

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka zgjedhur që të mbrohet me anë të patronazhistëve, pasi u kap duke abuzuar me taksat e qytetarëve shqiptarë në rrugën ‘Xhon Belushi’ në zonën e Freskut në Tiranë. Këtë të diel, Veliaj ka detyruar eksponentët e PS së që të dalin dhe të mbrojnë këtë aferë.

Veliaj ka detyruar disa militantë të mazhorancës socialiste që të dielën të dalin në këtë rrugë dhe mos të lejojnë mediat që të filmojnë abuzimet që kryebashkiaku i Tiranës bën me taksat e qytetarëve.

Eksponentët e PS-së janë mobilizuar sapo janë informuar që këtë skandal të Veliajt do e denonconin sërish përfaqësues të Partisë Demokratike. Ata janë vendosur përgjatë kësaj rruge ku për disa orë përveçse nuk kanë lejuar kamerën e SYRI TV që të filmojë, kanë përdorur edhe një gjuhë fyese.

Mbrëmjen e së premtes ishte kandidati i opozitës për kryetar Bashkie në Tiranë, Belind Këlliçi që denoncoi abuzimin që Erion Veliaj bën me paratë e qytetarëve. Këlliçi publikoi dokumentet që faktonin se punimet në këtë rrugë kishin nisur pa prokurim publik. Sipas dokumenteve, tenderi për këtë rrugë është planifikuar të zhvillohet ditën e hënë në orën 10:00, ndërsa punimet në terren kanë nisur dy ditë më parë dhe po kryhen nga mjetet e ndërmarrjes së Bashkisë së Tiranës.

Dhe për këtë skandal Erion Veliaj nuk doli vetë për të mbrojtur punimet që ai trumbeton me të madhe, por nxori militantët e Partisë Socialiste./Syri.net

About Redaksia

Check Also

Trump sulmon prokurorin: Do hetohet, është i korruptuar, mund të ekzekutojë njerëz

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar se ish-kryeprokurori i Zyrës së Prokurorit të …

Leave a Reply