Boçi: 250 mln lekë ka tenderuar Bashkia e Elbasanit për blerje ndriçuesish, por qyteti ndodhet në errësirë!

Nënkryetari i PD, njëkohësisht kandiati i opozitës për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi ka reaguar sërish ndaj keqmenaxhimit të bashkisë së Elbasanit. Boçi shkruan se, 250 mln lekë ka tenderuar Bashkia e Elbasanit për blerje ndriçuesish, por qyteti ndodhet në errësirë!

Reagimi i Boçit

Bashkia Elbasan kampione në keqmenaxhim dhe abuzim me tenderat!

Kjo në foto është panorama e bulevardit kryesor të Elbasanit në mbrëmje! I gjithi në errësirë të plotë!

250 mln lekë ka tenderuar Bashkia e Elbasanit për blerje ndriçuesish! Ku janë?

Kanë skualifikuar të gjithë operatorët e tjerë, për t’ia dhënë të preferuarit të tyre dhe ja ku janë! Errësirë e plotë si vetë Bashkia!

Në 14 maj merr fund kjo keqqverisje 16 vjeçare

About Redaksia

Check Also

I “çmenduri” la konferencën dhe gjëmonte korridoreve gazetaren e re/ Dëshmia…

Në intervistën e dhënë për Syri Tv, pas përplasjes verbale me Kryeministrin, gazetarja e Syri …

Leave a Reply