Nga Iva V.GRILLO
Lajmi dhe kunder-lajmi!
Dje Kryetari i Bashkise Tirane, eshte kallzuar perseri ne SPAK nga opozita …per nje afere tjeter korruptive lidhur me nje tender fiktiv qe mesa duket duhej per pak “asfalt elektoral” per makinerine zgjedhore te Rilindjes…
Gjate kohes qe Veliaj dergohet ne Spak per te 20-ten here, kur provohet publikisht se dysheket e regjimit rilindas jane te mbushura me euro (e jo me pupla psh) dhe kur pikerisht duhet qe presioni i qytetareve, intelektualeve e aktivisteve ndaj SPAKUT te jete maksimal …pikerisht ne kete moment na gjenden gjithnje:
– “intelektuale” te pataksur per çfare na qenka thene para 30 viteve diku ne nje kohe e realitet krejt tjeter, por jo dhe aq te pataksur per çfare ndodh tani mu para hundes se tyre po aq “intelelektuale”
-nje palo drejtesi qe hap qitapet e 15-20 viteve me pare, por sherben si kapak pusete per korrupsionin aktual qe ka kapur shtetin per fyti
-nje hyzmeqar i pushtetit qe aktron si Beu i opozites
– analiste qe levizin sa ne nje ekran ne tjetrin dhe u digjet xhani per te ardhmen e opozites pasi kane bere çmos per muaj te tere te delegjitimojne çdo perpjekje te saj per ringritje.
Strategjia e “kunder-lajmit” vazhdon te shperqendroje publikun nga lajmi.
Rama-Veliaj vazhdojne zhvatjen e vendit duke perdorur edhe drejtesine si garniture, paçka se bejne kurban ndonje nga argatet e tyre… kur ua do puna.
Ka vetem nje krye-lajm sot!
Shqiperia po vidhet me bekimin e “drejtesise se re”!