Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka reaguar sërish pas denoncimit të bërë në SPAK ndaj kreut aktual të bashkisë, Erion Veliaj.
“Ditën apo natën, ne bashkë do të ndalojmë çdo tentativë të bashkisë për të vjedhur”, shkruan Këlliçi duke falenderuar qytetarët për denoncimet e bërë.
Postimi i plotë
Premtim i dhënë, premtim i mbajtur!
Kallëzimi në SPAK u krye. Tenderi fiktiv i Rr. “Xhon Belushi” i shkon drejtësisë për ta gjykuar.
Tirana kërkon drejtësi nga SPAK!
Ditën apo natën, ne bashkë do të ndalojmë çdo tentativë të bashkisë për të vjedhur.
Ju falenderoj të gjithëve për denoncimet!
Së bashku e ndalim vjedhjen! Së bashku e #FitojmëTiranën