Një goditje të madhe mori Milani në Kupën e Italisë përballë në një përballje kundër Torinos. Të besuarit e Juric shtangën skuadrën e Piolit në minutat shtesë dhe e skualifikuan nga ky kompeticion. Tekniku i kuqezinjve foli pas disfatës që pësoi ekipi i tij në kohën shtesë.
“Është një zhgënjim i madh, më vjen keq. Ne u përballëm mirë me kundërshtarët tanë, por duhet të shfrytëzonim më mirë kohën shtesë. Kemi luajtur një lojë serioz, vendimtare, agresive dhe me cilësi. Dëshirojmë të jemi konkurrues në të gjitha garat që. Tani duhet të rifillojmë me më shumë vendosmëri”, tha fillimisht tekniku i Milanit.
“E lashë të luajë De Ketelaere sepse është një lojtar i rëndësishëm për ne. Ai vërtet nuk ishte në rolin e tij, por Giroud u kthye nga Kupa e Botës dhe nuk pres që ai të luajë çdo tre ditë. Kjo mund t’i sjellë një rrezik për t’u dëmtuar.”
“Të luash si qendërsulmues kundër Torinos nuk është e lehtë. Charles bëri një lojë cilësore dhe është e qartë se ne të gjithë prisnim një lojë vendimtare. Por nuk ishim në gjendje që të bënim një gjë të tillë”, përfundoi Stefano Pioli.