Kryetari i PD, Sali Berisha publikoi në anglisht thirrjen e tij për pronarët e dy prej platformave më të mëdha sociale, Facebook dhe Twitter.
Në letrën e tij për Mark Zuckerberg dhe Elon Musk, Berisha u bën thirrje që të ndalin terrorin dixhital të kryeministrit Edi Rama ndaj administratës publike.
Postimi
Unë i kërkoj @markzuckerberg dhe #ElonMusk të
Stop terrorit digjital të qeverisë Rama
ndaj punonjësve të administratës shqiptare!
I bëj thirrje @MarkZuckerberg, #ElonMusk, dhe platformave të tjera mediatike të heqin qasjen në qeverinë e Edi Ramës për shkak të praktikës së abuzimit me platformat e tyre globale. Shembulli i fundit i përdorimit të një aplikacioni për të kontrolluar dhe terrorizuar punonjësit e thjeshtë bën thirrje për ndërhyrje. E drejta e përdorimit të mediave të tilla duhet të anulohet derisa këtij aplikacioni famëkeq për kontroll të qytetarit, i quajtur Akt1vist, të hiqet.
Në mbrojtje të qytetarëve shqiptarë, Partia Demokratike do të shqyrtojë një proces ndërkombëtar kundër Edi Ramës për këtë çështje.
Ky është terror, ky është turp, ky është depersonalizim.
Punonjësit e qeverisë shqiptare monitorohen dhe humbasin punën nëse nuk u pëlqen postimi i Ramës dhe ministrit të tij në rrjetet sociale.
Unë ju jap këtë aplikacion që duhet të abonoheni, dhe nëse nuk ju pëlqej, jeni pa punë!
Sa turp!
#elonmusk #markzuckerberg #digitalterror #albanianempoyees #albania #stopdigitalterror