Noka: 110-vjetori i themelimit të Policisë së Shtetit e gjeti Policinë si vetë Shteti, përtokë!

Nga Flamur NOKA

Ndjej keqardhje që Policia e Shtetit, pavarësisht punës dhe sakrificave të mijëra efektivëve të keqpaguar, të martirëve dhe drejtuesëve të saj ndër vite, po degradon në polici private.

Sot Shkodra u zgjua me një shpërthim tritoli. Shefi i Hetimit të Krimeve në Shkodër është në shënjeshtrën e krimit. Policia po goditet ndërsa kryeministri iu shtron darkë për t’i joshur në krim elektoral. I fton ta ndjekin pas në planin e tij, në vjedhjen që planifikon. I fton të vrasin së bashku votën e lirë dhe ëndrrën për ndryshim.

Ministri kukull nuk ndihet. Shqiptarët i kanë harruar emrin. Bledar Çuçi quhet.

Do ju kujtohet në zgjedhje.

Populli opozitar nuk do të lejojë që Edi Rama ta bëjë kurban Policinë e Shtetit për një mandat korrupsioni. Kjo do të jetë darka e fundit e ndarjes së thelave për këdo që mendon se pushteti apo uniforma i jep imunitet të përjetshëm përpara ligjit!

About Redaksia

Check Also

Nënkryetari i PD, Boçi dhe deputeti Ludovik Hasani takim me emigrantët në Itali

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, deputeti Ludovik Hasani si dhe Kryetari i Bashkisë Pukë, Rrok …

Leave a Reply