Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili shkruan për gjendjen skandaloze në QSUT. Qytetari shkruan se përveç rradhëve të gjata, arroganca dhe propaganda e këtij pushteti po e shkatërron këtë vend.
Postim i kreut të PD, Berisha
Rradhët e Ramës dhe Manastirliut tek Konsultat e Sëmundjeve të Brendshme sfidojnë edhe propagandën e rrezikshme të këtij regjimi të egër.
Miq, ju ftoj të lexoni mesazhin e qytetarit dixhital:
Pershendetje doktor, ju shkruaj pas konsultes qe vajta te beja per babain tim tek Konsultat ne QSUT. Nuk di se cte them me pare se duket qarte nga pamjet se me cfare perballen qytetaret e thjeshte çdo dite qe kane nje Hall, e per me teper hall shendetesor qe kur te ze, dhe ske as miq e as ekonomi, hapi deren dhe rri ne rradhe te tilla. Nuk eshte problemi vetem i radhes, se mjeket te ndihmojne dhe e bejne punen e tyre, por arroganca dhe propaganda e ketij pushteti po e shkaterron kete vend. Nuk dime nga tja mbajme. Rradhe e stres e mjerim ndiejme.