Do të shkojmë në zgjedhje apo në pazar?!

Nga Genci GJOKUTAJ

Sot si e shtunë që është u zgjova më vonë se ditët e tjera! Gjithsesi ora e zgjimit nuk e prish ritualin e dëgjimit të lajmeve krijuar prej vitesh!

Njeri lajm që më tërhoqi vëmendjen ishte ai që KQZ urdhëronte se në bazë të ligjit, deri ditën e zgjedhjeve vendore të datës 14 maj, nuk lejohen ngritje pagash, dhënie shpërblimesh, shpërndarje legalizimesh etj.

Lajmi që pasonte ishte se kreu i Kadastrës, Artan Lame, po shpërndante çertifikata legalizimi.

Ajo që i vuri vulën ishte njoftimi i Kryeministrit se në prill do të kishte një shpërblim tjetër për pensionistët!

Ndërrova kanalin e TV, veprim i cili më ndërpreu informimin e mëtejshëm të sagës antiligjore qeveritare, por nuk më ndërpreu mendimet! M’u kujtua edhe aplikacioni “Aktiv1st” i cili do të patronazhojë zgjedhjet! Llogaria nuk del!

Llogaria si më sipër i kthen zgjedhjet për kandidatët e subjekteve të ndryshme politike në votime për kandidatin e qeverisë!

Llogaria nuk po më mbyllet me gjithë dëshirën time për t’i dhënë fund!

Nga lajmi tek mendimet, nga mendimet tek llogaritë e parashikimet! Por kur m’u kujtuan edhe paratë e thata të dhëna dorazi në zgjedhjet e kaluara, u shtanga!

“Do të shkojmë në zgjedhje apo në market a pazar?!” – pyes veten.

Shqiptarë! Mos pranoni që lekët që shteti jua merr në mëngjes si taksë, t’jua japë në darkë si çmim për votën!

Paguani taksën e mëngjesit dhe refuzoni çmimin e votës së darkës! Sepse nesër liria juaj do të jetë e blerë nga ai që ju grabiti pa çmim!

Zoti Kryeministër! Zgjedhjet janë të shenjta!

Duke ofruar lekë apo favore ato bëhen të blera dhe të shtrenjta!

E duke qenë të blera dhe të shtrenjta, nuk do të jenë të lira!

About Redaksia

Check Also

Në Kryeqytetin pa Teatër dhe pa ekzekutim të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese…

Nga Adriana KALAJA Në Kryeqytetin e kthyer në një qytet mafioz në fakt, sot në …

Leave a Reply