Edi Rama ka ndërmarrë një sulm të paprecedent kundër forcës kryesore politike opozitare, PD-së. Ai mendon se mund të mbajë peng këtë forcë, për çka e vërteta është se do mjerohet.
Ai përpiqet që të bëjë çdo gjë, që forca jonë politike, në garën e ardhshme elektorale, të hyjë siç dëshiron ai.
Edhe njëherë duhet të theksoj për qytetarët e këtij vendi, e vërteta është, lidhur me PD-në dhe regjistrimin e saj, se në përputhje me të gjitha standardet e një vendi të lirë, Gjykata e Tiranës ka marrë vendimin e saj, plotësisht kushtetues, plotësisht ligjor.
Ndaj dhe duhet t’u them qytetarëve, duhet t’u them demokratëve, të mos vendosin gishtin aty ku nuk qëndron. Gjykata ka bërë punën e saj. Në çdo vend të lirë, çdo grup qytetarësh që vendos të krijojë një shoqatë apo një parti, harton një rregullore apo status të vetin, plotëson kushtet ligjore dhe e dorëzon në gjykatë, e cila, pasi vërteton saktësinë e dokumenteve, përputhjen e statutit me parimet e Kushtetutës, vendos regjistrimin e saj.
Në vendet diktatoriale kjo bëhet në ministrira. Unë kam qenë kardiolog, shoqata jonë e kardiologjisë regjistrohej në ministri. Statuti miratohej në ministri.
Liria ia heq këtë të drejtë ekzekutivit dhe ia jep gjykatës për të garantuar autonominë dhe pavarësinë e shoqatave dhe partive.
Në Shqipëri kjo ka ndodhur. Gjykata më 25 mars ka vendosur, pasi e shtyu tre muaj.