Berisha: Ulusi, këta të tutë thonë edhe për ty, eja betohu këtu se nuk janë tuajat ato 600 mijë eurot!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i bëri thirrje nga foltorja e Kuvendit ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja dhe Elisa Spiropalit që të betohen nëse 600 mijë eurot e sekuestruara në banesën e pastrueses Rozeta Dobi nuk i përkasin atyre.

Berisha tha se ka zëra, edhe nga të tyre (të PS) se ato para iu përkasin këtyre ministrave.

“Ulusi, këta të tutë thonë dhe për ty, unë nuk e di. Të tjerë flasin për Elisën, faktikisht 600 mijë euro presin të kujt janë. Hajde thoni këtu, hajde betohuni këtu që nuk janë tuajat. Urdhëro, ikën ja mbathën, sa dolën eurot e Rozetës ja mbathën. Hajdeni betohuni! Bëj be më mirë se vetëm me betim mund të dilni mënjanë, ikën se kanë frikë nga vetja, edhe ky Facebook-u duhet të lidhet shumë mirë. Zotohem të nderuar qytetarë se kjo pozitë do funksionojë, ne funksion të interesave tuaja. Ky parlament ia mbathi se nuk duronte dot rikthimin e opozitës në parlament”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bota foli për 11 Majin, tani është radha jonë

Gjin GJONI Vetëm me një shikim të shpejte dhe nisur nga konstatimet e terminologjia e …

Leave a Reply