Ashtu siç eshte pritej, edhe ky sesioni i ri parlamentar ka nisur me diskutime. Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi deklaroi se ky Parlament ka vdekur, duke listuar disa çështje që sipas tij, e kanë shndërruar institucionin në shërbim të ekzekutivit.
Boçi: E dëgjova fjalën tuaj. KJëtu do dëgjonim arritjet dhe suikseset dhe jo rekordet e zeza të këtij parlamenti që ka vijuyar me kufizimin e fjalës së opozitës. Me daljen e këtij parlamenti nga funksionet parlamentare në një noter të ekzekutivit. Projektrezuilutën për genocidin serb. Dje ishte 24-vjetori i masakrës së Reçakut, dhe sot nuk kemi miratuar ende një projektrezolutë.
Keni bllokuar një projektrezolutë të rëndësishme. Po të vijojmë me ligjet këtu, që kanë shkuar në dëm të interesit të qytetarit dhe kanë favorizuar klientelën. Pengesa e fundit që duhet të ishte përmendur, ishte kërkesa për ngritjen e komisionit hetimor për udhëtimet luksoze të kryeministrit. Është detyrim i këtij parlamenti sipaës nenit 45. Meqënëse kërkesa është firmosur nga 35 deputetë, komisioni hetimor ngrihet menjëherë, ju e bllokuat në konferencën e kryetarëve.
Çfarë ka këtu për t’u penguar nga kërkesa. Ju keni intimiduar votën e qytetarëve. Firma jonë nuk është personale, është firma e 620 mijë votuesve. Bëni sikur nuk e dini, keni vënë në dyshim gjithçka. Me këtë rast, me mohimin e këtij komisioni, ky parlament ka vdekur. Këtu vazhdojmë kot.