Jo vetëm në Shkodër, bandat, kamera për të vëzhguar lëvizjen e qytetarëve edhe nga Iba dhe…

Teksa tha se Edi Rama e ka shndërruar Shqipërinë ne ekspertuar të krimit, Sali Berisha ashtu shpalli publikisht alternativen e opozites, “zero tolerancë ndaj krimit të organizuar”.

“Krimi ka balozët e tij, në qeveri të përfaqësuar nga Rama, në parlament të përfaqësuara nga Balla e Gjiknuri. Pra krimi në Shqipëri vendos në rrugë, parlament, qeveri, gjykata, në polici dhe kudo.

Të vendosur tërësisht në cdo metër katror nën kontrollin e syrit të Ciklopit. Kamerat e vendosura nga organizatat kriminale, të cilat bashkëpunojnë ngushtë me segmentet e tyre në polici dhe segmente të tjera.

Vendosja e Shkodrës në një sistem kamera të specializuara nga organizatat kriminale është dëshmia me flagrante e gjithë fuqisë së mafies në këtë vend. Mendoni ju se është vetëm Shkodra, absolutisht jo. Është i gjithë territori.

Shkoni në Vlore, nga Levani ju kapin kamerat. Nisuni në Elbasan, nga Iba jeni të filmuar. Shkoni në Korçë, nga Qafë e Plloçës. Kudo, syri i ciklopit ndjek shqiptaret dhe policia bën ose bashkëpunëtorin ose të paditurin.

Jam këtu për të denoncuar edhe njëherë ne emër të PD, mafien shtetërore si një kërcënim madhor për shqiptarët, për Ballkanin për Evropën.

Edi Rama e ka shndërruar Shqipërinë ne ekspertuar të krimit dhe pastaj vërsulen kur të tjerët denoncojnë krimin.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe dhe shpall publikisht para shqiptarëve se zero tolerancë ndaj krimit të organizuar do të jetë alternativa e PD dhe e opozitës”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Drejtësia popullore e Noc Rrokut përballë demokracisë shekullore – Rast krahasimor mes Francës dhe Shqipërisë

Nga Ted KOPLIKU Në Francë është hapur një proces gjyqësor ndaj Marine Le Pen, kandidatja …

Leave a Reply