Policët malazezë dhunojnë shqiptarët në Muriqan, Spahia: Akt skandaloz, të zbardhet ngjarja!

Kryetari i Bashkisë në Shkodër Bardh Spahia ka dënuar ashpër aktin e rëndë të policit malazez i cili dhunoi ish-këshilltarin e Presidentit të Republikës, Petraq Milo dhe familiarët e tij teksa po udhëtonin drejt Malit të Zi.

Me anë të një postimi në Facebook Spahia shkruan se këto pamje janë tepër të papranueshme, aq më tepër nga uniforma e shtetit, teksa u bën thirrje autoriteteve shqiptare që të kërkojnë me forcë zbardhjen e ngjarjes dhe dënimin e këtyre akteve.

Postimi i Bardh Spahisë

ë papranueshme dhe tejet të rënda janë këto pamje që u bënë publike nga media. Dhuna ndaj qytetarëve që lëvizin në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi përmes pikës së kalimit kufitar të Muriqanit, është një akt skandaloz i elementëve që nuk i bëjnë nder asnjë trupe policie në asnjë vend të botës.

I bëj thirrje autoriteteve shqiptare që të kërkojnë me forcë zbardhjen e ngjarjes dhe dënimin e këtyre akteve. Autoritetet e shtetit të Malit të Zi duhet ta hetojnë rastin në fjalë dhe t’i japin dënimin e merituar veprimeve të tilla që nuk i shërbejnë aspak raporteve miqësore mes dy vendeve tona dhe punës se madhe që është bërë deri në funksionimin me një doganë të përbashkët.

Sot mbi gjithçka prevalon ligji dhe aktet e dhunës ndaj qytetarëve janë të papranueshme, aq më tepër nga uniforma e shtetit!

About Redaksia

Check Also

Nënkryetari i PD, Boçi dhe deputeti Ludovik Hasani takim me emigrantët në Itali

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, deputeti Ludovik Hasani si dhe Kryetari i Bashkisë Pukë, Rrok …

Leave a Reply