Trafik kilometrik në Tiranë, Këlliçi: Mijëra qytetarë nuk kryejnë dot punë!

Deputeti i PD, njëherazi kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit, Belind Këlliçi ka denoncuar trafikun kilometrik që përjetojnë qytetarët çdo mëngjes në kryeqytet.

Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi ka shpërndarë një foto nga trafiku i rënduar në Rr. e Elbasanit, ku dallohen qindra makina të bllokuara.

Postimi i plotë

Fillim jave në Tiranë!

Hyrja lindore e kryeqytetit – ora 10:15 dita e parë e javës. Mijra qytetarë që janë nisur për punë, janë së paku 2 orë me vonesë. Dhjetra të tjerë që vijnë nga rrethet do ta kenë të pa mundur të kryejnë të gjitha punë në zyrat e shtetit, ambasada apo punë të tjera brenda ditës së sotme.

Pa llogaritur litrat e karburantit më të shtrenjtë në Europë, të shpenzuara duke ndenjur në trafik.

About Redaksia

Check Also

Bota foli për 11 Majin, tani është radha jonë

Gjin GJONI Vetëm me një shikim të shpejte dhe nisur nga konstatimet e terminologjia e …

Leave a Reply