Fatkeqësi për disa kokrra që duan ta copëtojnë PD!

Artisti Bujar Kapexhiu, ka folur gjatë ditës së sotme për situatën politike brenda PD-së. Si anëtar i Këshillit Kombëtar, Kapexhiu nuk e kurseu analizën e tij për tendencat e ndarjes së partisë më të madhe opozitare.

‘Është fatkeqësi për disa kokrra që duan ta copëtojnë PD, për ta dëmtuar, por janë të orientuar, të shtyrë, për ta prishur e copëtuar PD. E quaj absuderitet’, tha ai i pyetur se çfarë po ndodh në oborrin e kësaj force politike.

‘Këtyre njerëzve u thuhet ‘Ik e shporru!’ po unë do u thoja: Sikterisuni!- thotë Kapexhiu referuar pretendimeve në formacionet e krijuara në PD për të marrë logon apo edhe vulën.

‘Duan të ndahen, por janë perversë, duan të ndahen duke marrë vulën e logon, por partia është më shumë se vulë e logo’-shtoi Kapexhiu, gjatë intervistës së tij për ‘Vila 24’ në News24.

‘Po bëjnë marifete se gjoja kanë platforma të reja…’,tha Kapexhiu.

About Redaksia

Check Also

Berisha intervistë për median greke: Në Shqipëri zgjedhjet janë një farsë! Edi Rama është narkodiktator!

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka dhënë një intervistë për Christos Mazanitis, e cila është …

Leave a Reply