Berisha thirrje qytetarëve: Të ngrihemi kundër kësaj organizate kriminale!

Kryetari i PD, Sali Berisha u bëri thirrje qytetarëve të ngrihen kundër kësaj organizate kriminale që drejton qeverinë. Berisha tha se, ka besim të madh se ftesës së opozitës, qytetarët do t’i përgjigjen me vendosmërinë më të madhe.
“Ky është një krim i shëmtuar, një vjedhje monstruoze. Kjo kërkon një përgjigje dhe këtë përgjigje mund ta japin vetëm qytetarët, kur SKAP-i është kthyer në SKAP vetëm kundër opozitës.
Qytetarë dhe qytetare, shpresa e vetme jeni ju, është zëri juaj, është revolucioni juaj.
Kjo qeveri po bllokon çdo mekanizëm të hetimit të saj dhe ka hapur dyert për vjedhjen tuaj ditën e natën.
Ju bëj thirrje të ngrihemi kundër kësaj organizate kriminale që nuk ndalet para asgjëje, që mbulohet nga ajo drejtësi, e cila është shndërruar e tëra në një bashkëpunëtore të rrezikshme në vjedhje e krim të qeverisë shqiptare.
Unë kam besim të madh se ftesës së opozitës, qytetarët do i përgjigjen me vendosmërinë më të madhe.
Shqipëria na fton t’i dalim zot!”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha uron Kancelarin e ri të Gjermanisë: Fitore historike e CDU/CSU për Europën!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar kancelarin në ardhje të Gjermanisë, Friedrich Merz, …

Leave a Reply