Berisha pyetet për dollinë e Luis Ejllit, reagimi: Është demokrat në të gjitha dimensionet

“Etheve” të programit televiziv “Big Brother”, nuk i ka shpëtuar as kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Gjatë emisionit “Task Force” të Sonila Meços, Berisha ka falenderuar Luiz Ejllin, këngëtarin nga Shkodra që merr pjesë në këtë format televiziv si konkurent, për dollinë që ka ngritur për doktorin!

“Eshtë një demokrat i njohur në të gjitha qëndrimet e tij, me një energji të pashtershme siç e dëshmon. Një njeri, një mjeshtër në marrëdhëniet publiket në fushën e tij të showbiz. Ka përdorur të gjithë talentin e pamohueshëm për të tërhequr fansa, mbështetës, simpatizantë me shpejtësi të jashtëzakonshme. Gjithmonë artistët janë kampionë në mediat sociale. E falenderoj shumë për dollinë”, tha Berisha për Ejllin.

Big Brother ka mbërthyer pas ekranit një pjesë të madhe të shqiptarëve. Me sa duket edhe politikanët po përpiqen të marrin vëmendje duke përdorur konkurentë të këtij programi.

About Redaksia

Check Also

Spahia: Edi Rama po përgatit monopolin kriminal mbi shëndetin e shqiptarëve, dëshmia e Ahmetajt fakton aferat kriminale

Deklarata e deputetit të PD, Bardh Spahia: Denoncimet e vazhdueshme të partisë demokratike për aferat …

Leave a Reply