Përkeqësohet situata në Shkodër, për 4 orë shtohet me 100 hektarë sipërfaqja e përmbytur

Qarku i Shkodrës është një nga zonat më të prekura nga moti i keq, ku deri tani janë 1100 hektarë nën ujë. Shkarkimi i ujit nga HEC-et e ka përkeqësuar edhe më shumë situatën. Përveç përmbytjeve, ka edhe mungesë energjie në disa zona dhe reshje bore e rënie gurësh në disa akse.

Situata në Bashkinë Shkodër, në orën 12:00 të datës 19.01.2023 paraqitet si më poshtë:
Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallëkut) shënon kuotën 6.35 me një rritje prej 15 cm me orën 08.00 të datës 19.01.2023 (kuota max 7.50 m).

Niveli i Liqenit (hidrometri ura e Bunës) shënon 7.95 m me një rritje prej 10 cm me orën 08:00 të datës 19.01.2023 (kuota max 8.70 m).

Sipërfaqja totale e përmbytur në Bashkinë Shkodër është 1100 Ha, me një rritje prej 100 Ha me orën 08:00 të datës 19.01.2023
Njësia Administrative Ana e Malit:
Rruga e Obotit ka prezencë uji 50 cm, ka rritje me 10 cm nga ora 08:00 e datës 19.01.2023
Ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit.
Në rrugën e Obotit ndodhet një mjet i kalueshmërisë së lartë së bashku me 4 forca të ushtrisë.
Grupet e EC të Bashkisë Shkodër janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës.

Sipas informacionit te DVP, situata në akset rrugore është si më poshtë:

1-Aksi Shkodër-Koman ka vende me mbetje inertesh po punon firma e kalueshme rruga.
2-Aksi Shkodër-Vermosh ka dëborë po e kalueshme me zinxhir
3-Akset rrugore në Bashkinë Pukë Fushë-Arrëz pa probleme
4-Aksi rrugor Shkodër-Prekal ka vërshim. Ka prezencë uji në rrugë, por është e kalueshme.
5-Aksi rrugor Shkodër-Theth e kalueshme ka prani dëborë lëvizjet vetëm me zinxhirë.
Vazhdojnë reshje shiu dhe dëborë në qarkun Shkodër deri tani pa probleme.
Gjatë natës nuk është regjistruar asnjë telefonate për ndihmë në Sallën Operative të DVP.

About Redaksia

Check Also

Një tjetër menaxher i fushatës së Trump në zyrën e Berishës për fitoren e PD

Tani i njëjti autor përmend Paul Manafort, pasi e ka parë në oborrin e PD …

Leave a Reply