Spahia: Përmbytje nuk vijnë nga reshjet e shiut, por vërshimi i ujrave të hidrocentraleve!

Nga Bardh SPAHIA

Përmbytje që nuk vijnë nga reshjet e shiut por vërshimi i ujrave të hidrocentraleve që nuk ndalen së shkarkuari sa herë mbushin rezervat e nevojshme për shitje.

Në nënShkodër situatat po përsëriten, duke u bërë tejet të rënda për familjet e këtyre njësive administrative, ekonomia e të cilave është shkatërruar thuajse plotësisht. Brenda pak orësh familjet e Anës së Malit shohin se si harta e përmbytjes zgjerohet dhe bujqësia, blegtoria, shtëpitë e gjithçka tjetër rrethohet nga uji, duke dëmtuar cdo gjë.

Mungesa e energjisë për fshatrat është kthyer në problem serioz. E kam theksuar edhe më herët dhe fatkeqësisht po më duhet ta përsëris këtë gjë, pasi zëri ynë dhe i banorëve po bie në vesh të shurdhët. Duhen menduar zgjidhje njëherë e mirë për këto banorë, me masa afatgjatë.

Mjaft është mjaft, banorët nuk duhet të lihen të vetëm. Është një barrë ekonomike e pa përballueshme për xhepat e këtyre familjeve, e gjitha kjo që po ndodh nga përmbytjet e vazhdueshme. Askush nuk merr përsipër kompensimin e dëmeve. KESH përveç se të përfitojë nga shitja e energjisë, duhet të marrë përsipër kompensimin për dëmin ndaj banorëve. Ngre dyshimet e mija të forta për menaxhimin e kaskadës së Drinit.

Shteti shqiptar ka detyrimin t’u përgjigjet këtyre banorëve, pasi faturat financiare po zënë njëra – tjetrën.

About Redaksia

Check Also

Qeveria asnjë plan për krizën demografike, si po shkon Shqipëria drejt plakjes

Shqipëria nuk ka një dokument të vetëm strategjik që të adresojë në mënyrë të integruar …

Leave a Reply