Paris Saint – Germain kanë fituar miqësoren e luksit në Riad të Arabisë Saudite duke mposhtur me rezultat 4-5 një ndeshje me yje Al Nasr & Al Hilal all Stars – PSG. Ronaldo (34’, 45+6’), Jang Hyun – Soo (56’) dhe Talisca (90+4’) shënuan për Al Nasr & Al Hilal all Stars kurse Messi (3’) Marquinhos (43’), Ramos (53’), Mbappe (60’) dhe Ekitike (78’) .
Skuadra ku luajnë Lionel Messi, Kylian Mbappe dhe Neymar ia ka dalë që ta mposhtë skuadrën e Al Nasr & Al Hilal all Stars, një skuadër kjo e kombinuar me yjet të Pro Lig të Arabisë Saudite.
Qysh në fillim të ndeshjes PSG shënuan golin e parë në këtë ndeshje që erdhi në minutën e tretë. Neymar gjeti në mënyrë perfekt Messi që finalizoi për rezultat 0-1.
Megjithatë, një ndërhyrje e Bravos në fytyrë në Ronaldon bëri që gjyqtari të akordoi penallti për vendasit. Atë në gol e shndërroi Cristiano Ronaldo në minutën e 34-të.
PSG u mendua që do të këtë vështirësi pasi që mbeti me një futbollist më pak kur Juan Bernat u ndëshkua me karton të kuq për shkak të faullit që shkaktoi në lojtarin e fundit të Al Nasr & Al Hilal all Stars.
Megjithatë, në minutën e 43-të Kylian Mbappe gjeti në mënyrë të përkryer mbrojtësin Marquinhos që finalizoi për t’i kaluar në epërsi përsëri vendasit.
Por, Al Nasr & Al Hilal all Stars nuk u dorëzua dhe shënuan gol në minutën e 6-të shtesë të pjesës së parë. Përsëri i saktë për të shënuar ishte Ronaldo.
Pjesa e dytë përsëri nisi më mirë për PSG të cilët erdhën të goli në minutën e 53-të, kur Kylian Mbappe përsëri do të asistonte, kësaj radhe për mbrojtësin tjetër të skuadrës së tij Sergio Ramos.
Tre minuta më vonë Al Nasr & Al Hilal all Stars, shënoi golin e barazimit. Martinez krosoi për Hyun-Soo që shënoi me kokë për rezultat 3-3.
PSG kaloi përsëri në epërsi, kësaj radhe Mbappe shënoi gol nga penalltia për rezultat 3-4.
Pas kësaj shumica e futbollistëve yje të PSG dolën nga fusha, përfshirë edhe Cristiano Ronaldon derisa PSG shënoi edhe golin e pestë pas një kundërsulmi të shpejt, ku i saktë ishte Ekitike.
Krejt në fund, Talisca i Al Nasr & Al Hilal all Stars shënoi golin e fundit në këtë takim.
Ndeshja përfundoi me rezultat 4-5.