Berisha: Dënoj me ashpërsinë më të madhe, mbrojtjen që Edi Rama i bëri Putinit të vogël në Davos

Së fundmi, dënoj me ashpërsinë më të madhe, mbrojtjen që Edi Rama i bëri Putinit të vogël në Davos.

Parlamenti Europian, opinioni publik perëndimor është i revoltuar me qëndrimet e padronit të Edi Ramës ndaj sanksioneve ruse.

Natyrisht, dy pyetje e shoqëruan padronin e Ramës në çdo panel dhe sallë në Davos: A është Putini një kriminel lufte dhe pse Serbia nuk respekton sanksionet e vendosura nga BE?

Vuçiç faktoi se është një Putin i vogël. Pavarësisht nga barbaritë që ka kryer në Ukrainë, ai refuzoi të pranojë se Putini ka kryer krime lufte dhe është kriminel.

Sikundër justifikoi veten për sanksionet.

Por më i turpshëm është avokatia që i bëri Edi Rama padronit të tij. Çfarë tha Edi Rama në panel? Me aq sa e kuptoj unë botën, nuk po e zëvendësojnë burimin e pistë rus nga burime prej demokracive të pastra vibruese?

Domethënia e kësaj është kjo: se bllokimi i gazit rus nga Europa është një gabim, se u zëvendësua me gaz nga vende të tjera.

Së pari, tregtia është tregti dhe një vend në luftë, që vret, normalisht që izolohet.

About Redaksia

Check Also

Veliaj shantazhon gazetaren pse i publikoi aferat korruptive

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shantazhon gazetaren që ka publikuar fakte të shumta …

Leave a Reply