Rama lajthit në Davos: Karma është kur**! Politico: Shqipëria është më keq se Bjellorusia!

Edi Rama habiti presidenten e Parlamentit Europian, Roberta Metsola kur komentoi skandalin e fundit që ka përfshirë këtë institucion.

Duke folur në një forum në Davos për arrestimin e ish-zëvendëspresidentes së Parlamentit Europian, Rama tha në anglisht se ‘karma është një kurvë’.

Kjo shprehje përdoret kur kërkon të thuash se një gjë e keqe që ke bërë, kthehet një ditë si hakmarrje kundër teje.

Deklarata e Ramës u bë në një panel të organizuar nga Politico. Qëllimi i Ramës ishte që të tregonte se BE po kërkon standarde shumë më të larta nga vendet aspirante nga sa aplikon vetë.

Rama tha se më shumë se gjysma e vendeve anëtare të BE-së nuk do anëtarësoheshin dot në BE me këto standarde që aplikohen tani.

“Roberta, më vjen keq ta them, por kur doli skandali i korrupsionit, thashë: karma është një kurvë,” tha Rama.

Por karma duket se është vërtet një kurvë, pasi portali Politico, në shkrimin e saj, thekson se, Shqipëria është edhe më keq se Bjellorusia kur bie fjala për korrupsionin.

“Shqipëria renditet në vendin e 110-të në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të ‘Transparency International’, poshtë Afrikës së Jugut, Bjellorusisë dhe Kazakistanit,” thuhet në shkrim.

Kujtojmë se bëhet fjalë për vende diktatoriale, të cilat janë më mirë se Shqipëria e Edi Ramës.

About Redaksia

Check Also

Nënkryetari i PD, Boçi dhe deputeti Ludovik Hasani takim me emigrantët në Itali

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, deputeti Ludovik Hasani si dhe Kryetari i Bashkisë Pukë, Rrok …

Leave a Reply