Tirana fiton ndaj Bylis dhe merr kreun

Tirana shkatërron Bylisin me shifrat 4-1 dhe rimerr kreun e kampionatit pas barazimit të Partizanit. Shkëlqen sulmuesi brazilian, Patrick, i cili ndëshkon 3 herë miqtë dhe merr topin në shtëpi. Bylis mbetet në zonën e ftohtë me 17 pikë të grumbulluara.

Të karikuar nga “ngecja” e Partizanit, bardheblutë e nisën shumë vrullshëm ndaj Bylisit dhe shënuan golin e parë me anë të Hasanit në minutën e 10’, ndërsa në minutat 28’ dhe 32’ ishte sulmuesi Patrick që dërgoi dy herë topin në rrjetë, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me shifrat 3-0.

Pjesa e dytë ishte një formalitet, me ballshiotët që provuan të reagojnë me golin e Souzës në të 60-ën, por 10 minuta më vonë ishte sërish Patrick që shënoi golin e katërt për Tiranën e të tretin personal, duke marrë në shtëpi edhe topin e ndeshjes.

About Redaksia

Check Also

Hidhet shorti për play-off, Manchester City përballë Real Madridit

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën e play-offit në Ligën e …

Leave a Reply