Abuzimi me tenderat, lirohet nga burgu ish-nënkryetari i bashkisë

Lirohet nga burgu ish-nënkryetari i bashkisë Lushnjë, Gentian Nushi. Ish-nënkryetari i Bashkisë Lushnje ka qenë i dënuar me 1.8 vite burg, por e ezauroi dënimin gjatë qëndrimit në paraburgim.

Nushi bashkë me Leonard Sefën me detyrë Drejtor në Drejtorinë e Prokurimeve/Juridike, u vu në pranga disa muaj pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe për abuzime dhe shkelje të barazisë në tendera. Ashtu si Tushe dhe nënkryetari Nushi, së bashku me drejtorin e prokurime, akuzoheshin për shkelje të barazisë në tendera.

Gjithashtu, Nushi dhe Sefa kanë kryer veprime të kundërligjshme edhe gjatë tri procedurave të tjera prokurimi, të organizuara nga Ndërmarrja e Pasurisë Publike e Bashkisë Lushnjë.

About Redaksia

Check Also

Ish-zyrtari i Pentagonit, thirrje Marco Rubios: Vepro tani për të shpëtuar demokracinë në Shqipëri

Michael Rubin Ish zyrtar në Pentagon A do të jenë zgjedhjet e muajit të ardhshëm …

Leave a Reply