Sajoi kasetën e 21 janarit për të mbuluar skandalin e hetimit në SHBA me agjentin e FBI

Mediat e kontrolluara nga regjimi janë porositur që si temë kryesore të kenë kasetën e sajuar të 21 janarit për të buluar kështu skandalin e pagesave sekrete të Ramës për agjentin e FBI që po hetohet nga drejtësia amerikane.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se mediat shqiptare nuk duhet të heshtin para super-skandalit të arrestimit të ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, që kishte lidhje me kryeministrin Edi Rama.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha tha se sot të gjitha mediat ndërkombëtare flasin për Edi Ramën dhe lidhjet e tij me ish-agjentin McGonigal dhe pagesën prej 225 mijë eurosh që sipas tij ai ka marrë nga Rama.

Ai shtoi se mediat kanë detyrime të mëdha ndaj publikut dhe duhet të jenë transparente.
“Si mundet mediat të heshtin para këtij superskandali të përmasave trans-atlantike. A e kuptoni ju se detyra kryesore e mediave është që t’i shërbejnë publikut, jo ta rethojnë me mure censurën. Janë të gjitha mediat e botës që flasin sot për Edi Ramën, dhe jo mediat e Shqipërisë. E paimagjinueshme!

Sikur flitet për kryeministrin e Burkina Fasos, dhe jo për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Një njeri që u shpreh se jam krenar me agjentin McGonigal dhe se e ka paguar atë me 225 mijë dollarë. Një dorë, po kush i di duart e tjera.

Unë mendoj se mediat kanë detyrime të mëdha ndaj publikut”, është shprehur Berisha.

About Redaksia

Check Also

Televizioni në SHBA jehonë protestës: Berisha tha se, beteja është e pandalshme deri në rrëzimin e Ramës

Mediat e mëdha ndërkombëtare po raportojnë intensivisht për mosbindjen civile të opozitës shqiptare. Një nga …

Leave a Reply