Udhëtimet e fshehta të McGonigal në Tiranë dhe takimet me Ramën

Nxitimi i kryeministrit Edi Rama për të mohuar çdo lidhje të tij me pagesën prej 225 mijë dollarësh që një ish-agjent i SHIK i ka bërë zyrtarit të FBI-së (tashmë të arrestuar) Charles McGonigal, pak pas takimit mes të dyve në Tiranë, duket se fsheh një arsye të fortë.

Këtë të lë të kuptosh dosja hetimore e drejtësisë amerikane, që tregon udhëtimet e vazhdueshme përgjatë shtatorit 2017 dhe majit 2018, të zyrtarit McGonigal në Shqipëri dhe Austri.

Në 4 raste, dy në Tiranë dhe dy në Uashington DC, zyrtari i FBI ka darkuar dhe ka pritur me pije alkoolike kryeministrin Edi Rama dhe agjentin e SHIK-ut, që në dosje njihet si “Personi A” dhe banon në Nju Xhersi.

Dy herët kur Rama ka udhëtuar drejt SHBA-ve për të darkuar me mikun e tij të vënë në pranga, janë në dhjetor të vitit 2017 dhe 4 mars 2018, ku të pranishëm në darkë kanë qenë edhe politikanë kosovarë.

Ajo çka gjithashtu theksohet në dosje është fakti se asnjë prej udhëtimeve të McGonigal në Shqipëri apo Austri nuk është deklaruar në FBI dhe burimi i parave me të cilat ai ka paguar fluturimet dhe akomodimin është mister.

About Redaksia

Check Also

Berisha garanton të rinjtë: Akti i parë do jetë hapja përfundimtare e TikTokut dhe ndëshkimi i xhelatit të fjalës së lirë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dënoi ashpër përpjekjet e kryeministrit Edi Rama për të …

Leave a Reply