Messi refuzon rinovimin me PSG-në, shtohen spekulimet për të ardhmen

Pas transferimit të Cristiano Ronaldos tek Al Nassr i Arabisë Saudite, tani tifozët nga i gjithë planeti presin të dinë fatin e Lionel Messit, një tjetër legjendë e futbollit botëror, kontrata e të cilit skadon në qershor 2023 me Paris Saint-Germain.

Tifozët parizienë shpresojnë ta shohin sërish me fanellën e skuadrës së tyre, por nga Argjentina vjen një lajm i bujshëm: “Messi ka refuzuar rinovimin me PSG-në”.

Kjo shkruhet në edicionin online të “Cronica”, sipas të cilit “suksesi në Botëror me ‘Scaloneta’ ia hoqi motivimin.

Nuk i mjafton fitimi i Champions League me Paris Saint-Germain si objektivi i vetëm”.

Dyshimet e Messit, shpjegon ende organi i shtypit argjentinas, kanë “shtyrë David Beckham të kthehet në mision” për të pyetur kapitenin e Albiceleste nëse ai dëshiron të shkojë të jetojë në Florida, për të luajtur në MLS me Inter Miami.

“Shpresojnë ta rikthejnë edhe në Barcelonë, – shtojnë nga “Cronica”, – edhe pse tensionet e përjetuara me presidentin Joan Laporta e bëjnë të vështirë këtë hap për të”.

About Redaksia

Check Also

Ronaldo trondit Arabinë Saudite, nuk do të luaj për Al Nassr

Cristiano Ronaldo ka hyrë në një konflikt të hapur me drejtuesit e klubit Al Nassr …

Leave a Reply