Rama mohon miqësinë me McGonigal: Unë nuk kam ndarë jetën me të…

Edi Rama e ka mohuar pasditen e sotme miqësinë me ish-zyrtarin e FBI-së të arrestuar në Nju Jork për marrjen e 225 mijë dollarëve nga dy njerëz të besuar të kryeministrit të Shqipërisë.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetares së SYRI TV, Ambrozia Meta, Rama është shprehur se i ka dhënë mik McGonigal në kuptimin anglez dhe jo atë shqiptar.

“Fjala mik është shumë e madhe, kur kam folur në atë kohë, kam folur në kuptimin e gjuhës angleze, që dmth, friendly, miqësie, jo një mik me të cilin unë kam ndarë jetën me të.

E kam takuar në zyrën më të rëndësishme të FBI-së në SHBA, atë të Nju Jorkut, dhe më ka prezantuar edhe të tjerë zyrtarë të FBI-së, ku edhe më janë dhënë ato gjërat e FBI-së, që në media dolën si pajisje përgjimi”, u shpreh Rama për median.

Edi Rama është në hall të madh, sepse dosja amerikane e FBI për të, ku ai është hetuar bashkë me mikun e tij, ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal, i ka nxjerrë shumë të palara në shesh.

I ndodhur në një situatë nga e cila nuk di si të dalë dhe i frikësuar nga ajo se çfarë përmban dosja brenda saj, Edi Rama i pyetur nga gazetarja Ambrozia Meta është munduar ta devijojë çështjen dhe të bëjë biografinë e ‘personit A’, Agron Nezaj, duke përdorur origjinën e tij.

‘Përfundimet e hetimit dhe fillimi i fazës tjetër të procesit, ku hetuesit amerikanë kanë dorëzuar dosjen, nuk ka asgjë nga këto. Aty nuk përmendet kryeministri, aty thuhet se çfarë thotë njëri dhe tjetri, dhe vetë hetuesit thonë një gjë tjetër, që hetimet kanë përfunduar për mos deklarim.

Fola për zotin Agron, i cili e përsëris se vjen nga lëvizja demokratike, shok i të ndjerit Azem Hajdari, fis i Besnik Mustafajt, dhe njerëz të nderuar pa dyshim.

Përsa i përket personit tjetër ka qenë zv/ministër i energjetikës në koalicionin e 2013 dhe më pas ka punuar pranë meje, pa pagesë’, tha Edi Rama i pyetur nga SYRI TV, pas takimit që pati në selinë e PS-së me drejtuesit e partisë së tij në qarqe.

About Redaksia

Check Also

Malaj: Me Ramën më ndau babëzia e tij për pushtet të përjetshëm

Postimi i Arben Malajt Para 2005 na bashkonte Sheqerja, shitsja e urte dhe embel e …

Leave a Reply