Nga Ilir LEVONJA
Jo shumë larg Tiranës, në Athinë pas një debati rekord ,(30 orë), qeveria greke sapo ia hodhi një mocioni mosbesimi. Pra e thënë thjeshtë, nuk u rrëzua. Kjo ndodhi pas kërkesës së Aleksis Cyprasit apo liderit të opozitës menjëherë pas skandalit të përgjimeve brenda institucioneve të vendit përfshi këtu edhe kundërshtarin politik. Në Tiranë kanë ndodhur skandale të përmasave më të mëdha. Ky i Greqisë nuk është asgjë tjetër pak a shumë njëlloj si skandali me patronazhistët në Shqipëri. 30 orë debate për të ruajtuar privacinë e individit, institucionit dhe mbi të gjitha, shëndetin e demokracisë. Pa përmendur faktin e shkeljes flagrante të ligjeve dhe Kushtetutes së vendit.
Skandali i fundit është ky me blerjen e dokumentave për të dëmtuar opozitën dhe liderët e saj, apo kundërshtarin politik. Në një farë mënyre një mini Watergate i Amerikës së viteve 1970 që çoi në dorëheqjen e presidentit të kohës Richard Nixon. Studiot televizive shqiptare po çahen me propagandistët e qeverisë duke dashur të mbulojnë me hi vatre, mutin e Edi Ramës. Krejt ndryshe nga Kuvendi i Greqisë, ai i Shqipërisë përjashton për 10 ditë liderin e opozitës. Dhe jo vetëm atë, por edhe 4 deputetë të tjerë. Jo sepse ata kërkuan mocion mosbesimi, por vetëm fjalën. Apo interpelancë me kryeministrin e vendit për faktin e një skandali tashmë botëror. Shqipëria është e mbushur me një tufë marrokësh pleq që të gjitha energjitë, edhe pse në fije të zërit, i kanë kthyer në ideollogji politike.
Ka një pamje vunerabël, një popull që dëgjon i mpirë çfarë thotë mbreti i gjatë, i parruari Edi Rama. Një pamje e një shoqërie po aq mjerane, me ca shqiptarë tufë të cilët kanë vetëm një ndjesi, një bindje, një dominim, përshtypjen se gjithkush që vjen në pushtet, ka të drejtë të presi, vrasi, dëboj, dominoj sa kohë ekziston ky Sali Berisha. Ore, po u lë pa brekë Edi Rama. Nuk e ndjeni. Nuk keni ftohtë nga shalët? Ata hiç, jo po dolën prova të reja kundër Saliut. Madje marria e këtyre të matufepsurve nëpër studio, shkon deri aty, sa kanë përgatitur një shoqëri të tërë në raport vetëm me të keqen, kjo e transplatuar në pamjen e një njëriu, një deputeti, një ish-shtetari, këtij me emrin Sali Berisha.
U thua, ore keni mbetur vetëm, po ua lëron vatrën e shtëpisë Edi Rama. Të përgjigjen, si Saliu kur ishte në pushtet. Këta pleq të marrosur që dinë gjithçka, dalin studivo dhe flasin deri për shtatzanitë e vonuara të qenve, e kanë futur vendin në detin e një të keqe të madhe, po me këtë emër Sali Berisha. Siç ka dalë ky i marrosuri Frok Çupi dhe bën ca krahasime me deri mes Amerikës dhe Saliut. Pika thinjat që ka në kokë. Madje ngatërrohet në ca krahasime me vrasjen George Floyd-it në Mineapolis në 2020. Atëhere Amerikën shtetërore e tronditi qyetatari amerikan o studioxhi, i bardhë, i zi, i kuq, metis, kreol, i verdhë, hispanik, etj. Se këtu ka shoqëri, jo Frrokër e Edra… dhe policia i ulej në gjunjë protestuesve. Dhe çuditërisht nuk krahason protestën e 21 janarit 2011 të Tiranës, me atë në Capitol Hill më 6 janar 2021. Nuk e bën, pasi në Tiranë nuk po i heton kush organizatorët e protestën.
Në Washington, po, ata po hetohen. Sa kishin përballë topmodelin Lulzim Basha, Saliut i dhanë një Ipad dhe e linin diku nga mesi i sallës, ashtu një fëmijë i lumtur me lodrat e veta. Nuk u kujtuan kurrë për ‘të as për revolucionin e tyre, pas një kamere të fshehtë me 700 mijë euro, që përmblidhet sot si 21 janari i 2011. As një interpelancë nuk pranojnë, jo më mocion besimi. Po mirë more të marrosur, a ka moral në demokraci? Ka skuqje faqje.? Aq të bënit, sa bëri sot Kuvendi i Greqisë, sa bëri demokracia aty. Po ku dini ju moral. Ju sot përkujtoni holokaustin e hebrejve, megjithëse në historinë e shqpitarëve ishit më shumë se nazistët. Atë që nazistët ia bën hebrejve, ju ua bët shqiptarëve. Shqiptarë, çohuni dhe hidheni në plehra, Edi Ramën. Hidheni se shumë shpejt do pendoheni siç u penduat për Enverin.