Nderim dibranëve që mbrojtën dhe strehuan hebrenjtë

Halil RAMA – Mjeshtër i Madh

“Për patriotizmin e tyre në këtë Forum foli Prof. Bujar Kapexhiu – “Nderi i Kombit”. Ai solli për qindra pjesëmarrësit në sallën e madhe të Muzut historik kombëtar (midis tyre, zëvendësambasadorja e OSBE në Tiranë Mrs. Diane Risopoulos, Prici Leka Zogu, deputetët Belind Këlliçi e Dhurata Çupi, etj) fakte se si Ndregjonët e Lukanit të Dibrës, si një fis i madh nacionalist, bujar, me dyert përherë të hapura për mikun dhe shtegtarin, gjatë Luftës së Dytë Botërore u dha strehë e mbrojtje gjashtë hebrenjve”

Bashkësia Dibrane dhe Unioni Mbarëkombëtar i të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, dje në Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit ishin nismëtarë të Forumit për të nderuar e reflektuar për domosdoshmërinë e Kujtesës historike dhe aktuale njëherësh. Forumi u çel me prezantimin e referatit të Prof.dr.akademik Shaban Sinanit, i cili argumenton se “Pranimi dhe marrja në mbrojtje e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore është vetëm episodi i fundmë i një bashkëjetese të gjatë shembullore me shqiptarët në atdheun e tyre të sotëm, i cili, sikurse dihet botërisht, në mesin e viteve 1930 u shpall atdhe rezervë i hebrenjve”. Për historianin e mirënjohur ka një përbërëse thelbësore që i bashkon ardhjet më të mëdha masive të hebrenjve në Shqipëri. Ata i janë drejtuar këtij limani të qetë jo në çdo kohë, por vetëm atëherë kur ata kanë qenë më të rrezikuar. Madje sipas Sh.Sinanit “Ishte pikërisht situata e bashkëjetesës që inkurajoi ambasadorin amerikan në Tiranë Herman Bernstein, një figurë qendrore e lëvizjes sioniste botërore në vitet 1930 (bashkë me A. Einsten-in dhe Ben Gurionin), që të propozonte arritjen e një marrëveshjeje ndërshtetërore shqiptaroamerikane për pranimin në Shqipëri të 500 familjeve hebreje”.

Shqiptarët nuk kanë probleme me ndërgjegjen e tyre historike jo vetëm me hebrenjtë, por edhe me fqinjët, madje edhe me ata që e kanë mbajtur nën pushtim. Ideologjia kombëtare shqiptare nuk dëshmon asnjë rast që të jetë ngritur në dëm të tjetrit. Prandaj Sh.Sinani e sheh të nevojshme ta evokoj atë këtu, jo për t’u mburrur, sepse asnjë shqiptar nuk është sjellë njerëzisht me hebrenjtë për të fituar ndere, dhe këtu bëjnë pjesë edhe Ndregjonët e Dibrës. Për ptariotizmin e tyre në këtë Forum foli Prof.Bujar Kapexhiu – Nderi i Kombit. Ai solli për qindra pjesëmarrësit në sallën e madhe të Muzut historik kombëtar (midis tyre, zëvendësambasadorja e OSBE në Tiranë, Prici Leka Zogu, deputetët Belind Këlliçi e Dhurata Çupi, etj) fakte se si Ndregjonët e Lukanit të Dibrës, si një fis i madh nacionalist, bujar, me dyert përherë të hapura për mikun dhe shtegtarin, gjatë Luftës së Dytë Botërore u dha strehë e mbrojtje gjashtë hebrenjve. Ata u strehuan në familjet e Llan Destan Ndregjonit e Imer Ndregjonit, por për hebrenjtë qenë të hapura të gjitha dyret e Ndregjonëve të tjerë. “Imer Ibrahim Ndregjoni dhe Llan Destan Ndregjoni kanë strehuar dhe shpëtuar familjen izraelite të Emanuel Rubenit me bashkëshorten Lea dhe katër vajzat Rashela, Rifka, Berta dhe Matilda si dhe kunatin e tyre Isak. Në fund të vitit 1943 dhe fillim të vitit 1944, familja e Isuf Zenunit i mori dhe i dërgoi në shtëpinë e Xhemal Herrit; nga shtëpia e këtij të fundit, Imer Ndregjoni i mori në dorëzim nga Abdulla Meniku dhe i strehoi në shtëpinë e Llan Destan Ndregjonit. Në përfundim të Luftës së Dytë Botërore Ramadan Biba i përcolli për në Tiranë”, -t ha ndër të tjera Prof.Bujar Kapexhiu, njëherësh Kryetyar i Shoqatës Bashkësia Dibrane.

Në të vërtetë, hebrenjve nuk u mungoi asgjë tek Ndregjonët. Hanin, pinin dhe flisnin sikur të ishin njerëz të familjes. Në korrik 1944 u mor vesh se një batalion gjerman do të kalonte nëpër Lukan për në Mat. Ndregjonët morën masa që miqve hebrej të mos u ndodhte asgjë e keqe.

Krenar për patriotrizmin e të parëve të tij, Presidenti i Unionit Mbarëkombëtar të të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë Besim Ndregjoni – Mjeshtër i Madh, ndër të tjera e konsideroi mbrojtjen dhe strehimin e gjashtë hebrenje si detyrim hyjnor. Kështu, bazuar në fjalën e shenjtë “Shtëpia e shqiptarit është e mikut dhe e Zotit”, ai tha se me këtë akt të lartë patriotik edhe Dibra u bë pjesë e historisë kombëtare, duke i treguar nazizmit humanizmin shqiptar. Kreu i Unionit Mbarëkombëtar të të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë nga ky Forum apeloi shqiptarët kudo që ndodhen që të mbrojmë kujtesën sepse po s’ruajtëm kujtesën kthehemi në diktaturë. E për këtë, sipas Z.Ndregjoni është detyrë imediate ngritja e Parcelës Kombëtare të Kujtesës.

Krenari të ligjshme për aktin patriotik të të parëve të tyre në mbrojtje të hebrenjve shprehën edhe Llan Ndregjoni e Ramadan Biba.

Në mbyllje të këtij Forumi të moderuar mjeshtërisht nga Manjola Perja, pjesëmarrësit ndoqën me interes interpretimin e poezive kushtuar hebrenjve nga studentët e Institutit të Arteve Melisa Manuka, Erina Lazi dhe Klajdi Malellari. Nga ky Forum i mirëorganizuar në Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit u shpreh krenaria legjitime për të gjithë dibranët, për dashurinë fisnike që ata treguan në strehimin dhe mbrojtjen e hebrenjve nga egësia për shfarosje nga hordhitë naziste.

Edhe kjo është pjesë e historisë 2000-vjeçare të bashkëjetesës së shqiptarëve me hebrenjtë. Dhe siç shprehet akademik Shaban Sinani: “Kjo histori për ne është përgjegjësi dhe s’mund ta tradhtojmë. Shqiptarët nuk kanë probleme me ndërgjegjen e tyre historike jo vetëm me hebrenjtë, por edhe me fqinjët, madje edhe me ata që e kanë mbajtur nën pushtim. Ideologjia kombëtare shqiptare nuk dëshmon asnjë rast që të jetë ngritur në dëm të tjetrit. Prandaj e pashë të nevojshme ta evokoj atë këtu, jo për t’u mburrur, sepse asnjë shqiptar nuk është sjellë njerëzisht me hebrenjtë për të fituar ndere, dhe këtu bëjnë pjesë edhe Ndregjonët e Dibrës, por që të mos kujtojmë se të luftosh antisemitizmin si në kohët moderne është një dukuri e re. Shqiptarët janë popull pa vetëdije antisemite, janë populli më filosemit në botë, thoshte Herman Bernstein. Kështu kanë qenë përherë e kështu do të jenë. Ne mbështesim çdo profilaksi kundër antisemitizmit; ne e shohim historinë pa frikë sepse nuk ka në ndërgjegjen shqiptare asgjë për t’u skuqur; ne shohim fatin e vendit dhe të popullit tonë në atë të hebrenjve”.

About Redaksia

Check Also

Një vit nga ikja e “Sokratit Shqiptar”!

Nga Bujar LESKAJ Sot, datë 5 dhjetor 2024 bëhet 1 vit nga ndarja nga jeta …

Leave a Reply