PD ia doli me revolucion paqësor të shndërrojë Shqipërinë në vendin e shtetit ligjor dhe vendin e qytetarëve të lirë. Ajo në javën e parë do deklaronte se ylli i saj polar do të ishte çështja kombëtare.
Kjo deklaratë do bëhej programi i PD. E vërteta është se ne mbështetëm dhe mbështesim në çdo kohë, shqiptarët kudo që janë, në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Preshevë, Bujanovc e kudo që ndodhen.
Pikërisht se PD u dëshmua zëdhënëse besnike e interesit kombëtar të shqiptarëve dhe çështjes kombëtare, jo rastësisht, pavarësia e Kosovës do shpallej në Tiranë, në vizitën e tij historike nga presidenti dhe miku i madh i shqiptarëve, Xhorxh Bush.
Në çdo rrethanë ne mbrojtëm dhe do mbrojmë interesin kombëtar. Kombi jeton në dy-tre shtete, por interesi kombëtar i shqiptarëve është një dhe i pandarë dhe ne do e mbrojmë atë në çdo kohë, në çdo rast, pa u lëkundur, sepse është jetik për të ardhmen tonë.
Kjo është arsyeja se pse ne mbështetëm me gjithë potencialin tonë, luftën çlirimtare në Kosovë, mbështetëm pavarësinë e Kosovës, kundërshtuam me forcën më të madhe pazaret e Edi Ramës dhe padronit të tij Vuçiç me Kosovën dhe territorin e saj. Kundërshtuam me forcën më të madhe Ballkanin e Hapur të Vuçiçit dhe vasalit Edi Rama si projekt ruso-serb.
Ne qëndrojmë për integrimin e Shqipërisë në BE, qëndrojmë për Nismën e Berlinit, për paqen dhe bashkëpunimin rajonal.
Check Also
Veliaj shantazhon gazetaren pse i publikoi aferat korruptive
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shantazhon gazetaren që ka publikuar fakte të shumta …