Juria e Madhe në SHBA ka nisur hetimet për Ramën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar sërish skandalin e madh të dosjes së FBI-së për Edi Ramën, ku ky i fundit akuzohet se ka korruptuar shefin e kundërzbulimit të FBI-së në zyrën e Nju Jorkut.

Berisha bën ironi me deklaratën e para pak ditëve të Ramës, se ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal, që e korruptoi me 225 mijë dollarë, e ka mik veç në kuptimin anglez të shprehjes e jo në atë shqiptar.

Por sipas Berishës, sido që ta ketë mik, Ramën e ka vënë nën hetim Juria e Madhe në SHBA dhe është i pashpresë në këtë aferë korrupsioni.

‘Rama e ka mik në anglisht, por jo në shqip.

Miq, në anglisht dhe shqip, Juria e Madhe në SHBA e ka vendosur nën hetim! I pa shpresë!’, shkruan kreu i PD-së, Sali Berisha në Facebook.

About Redaksia

Check Also

Deklarata e gores së Ramës dhe përkthyesit të Arkanit/ “Gjermania është një ndër vendet më të korruptuara”

Duke folur për MCN TV, Haxhiu është shprehur se Gjermania është një prej vendeve më …

Leave a Reply