Igli Cara: Porti i Durrësit po vidhet nga Rama, përfitimi i qytetarëve është zero!

Igli Cara, kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Durrësit, në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv ka deklaruar se, Rama po i vjedh durrsakët taksat që paguajnë ata. Cara ka përmendur se 4000 mijë apartamente janë askete që i takojnë bashkisë së Durrësit dhe nuk mundet tja falësh investitorit.

“Ligjërisht kjo është në Gjykatë dhe nuk është kompetencë e bashkisë më, por unë do të jap një mendim. Porti i Durrësit është dhënë vetëm për interesat e Ramës. Por nuk duhet që të harrojmë dhe portin tjetër ku faza e parë është 400 milionë euro. Balluku u shpreh se 54% janë për shtetin dhe 46 % PPP. Në fund kostoja do të jetë 2 miliardë euro dhe këtë faturë do ta paguajnë Shqiptarët. Sipas deklaratës së autoriteteve të portit në vit fitimet janë 2 milionë euro, ne do të na duhen rreth 200 vite që të lajmë borxhet.

Porti është pjesa ku transporti detar kalon në transportin rrugor, ajo sipas ligjit nuk është një ent që siguron fitimi, por duhet të sigurojë rrjedhshmërinë e transportit të mallrave. Tarifat vendosen vetëm për të përmirësuar kushtet në Port. Porti i Durrësit nuk mund ti rrisësh pa fund taksat sepse konkurrenca me portet e vendeve fqinje do të bënte që të falimentonte.

Kjo nuk mund të ndodhi nëse nuk kemi një studim fizibiliteti, sepse nuk mund të humbim një pasuri të tillë, pa pasur parasysh të gjitha përfitimet në të ardhmen.

Ne jemi pranë një momenti shumë delikat, nëse fillohet investimi dhe porti i ri nuk ka përfunduar atëherë do të bllokohemi dhe nuk do të kemi më një port, Balluku tha se dhe terminali i pasagjerëve do të kaloj te porti i ri, të gjithë e dimë se ai është një port i rrezikshëm se është një port i hapur.

Në Durrës janë 100 mijë votues dhe falja e 213 milionë euro  që i bie 2300 euro për çdo votues ja ka marrë Rama nga xhepi dhe ja ka falur investitorit nga Arabia.

Unë nuk di asnjë ndërtim që pas 30 vitesh kur të ndahet fitimi të shohim çfarë merr, por duhet të ndahet me përqindje ku 4 mijë apartamente ti jepet Durrësit dhe ti përdori për asete. Si mundesh që ti japësh gjithë ato të mira dhe mos të marrësh pas asgjë, thuhet se do të ketë punësime ku ndërkohë 10 mijë punëtorë janë aktualisht në punë. Shpejtësia e tij është e qartë se vjen nga tmerri që e ka kapur sepse është në ikje e sipër”, tha Cara.

About Redaksia

Check Also

Departamenti i Thesarit të SHBA refuzoi të sanksiononte Sali Berishën, deklarata

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka treguar për herë të parë se, Departamenti i Thesarit …

Leave a Reply