Berisha: Edi Rama, këtë akt të pashembullt, e ka bërë vetëm e vetëm të shkatërrojë opozitën

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Edi Rama ka korruptuar Charles McGonigal, ka shfrytëzuar dobësitë e një njeriu të degraduar që shkelmon betimin që ka bërë për t’i shërbyer vendit të tij, dhe e ka përdorur atë për rrënimin e opozitës shqiptare, pasi ajo kishte humbur zgjedhjet. Ai tha se këtë akt të pashembullt e ka bërë vetëm e vetëm të shkatërrojë opozitën shqiptare.

“Edi Rama, këtë akt të pashembullt, e ka bërë vetëm e vetëm të shkatërrojë opozitën

Edi Rama është sjellë sikur të ishte biri i Enverit, ose i Kim Jong-unit, dhe në këtë kontekst, mund të themi se ka kryer një akt me pasoja absolutisht të rënda.

Ky është një rast që skalitet për fat të keq, gjatë në memorie. Kësaj i thonë të të vijë nga ai që kurrë nuk e pret.

Por Edi Rama, këtë akt të pashembullt, e ka bërë vetëm e vetëm të shkatërrojë opozitën shqiptare.

Këtë korruptim të njërit prej njerëzve absolutisht më të rëndësishëm në fushën e sigurisë së SHBA, ky njeri që mund t’i vësh çdo lloj epiteti, e ka bërë vetëm për të rrënuar në një akt armiqësor absolut ndaj demokracisë, për të rrënuar opozitën shqiptare.

Ka korruptuar Charles McGonigal, ka shfrytëzuar dobësitë e një njeriu të degraduar që shkelmon betimin që ka bërë për t’i shërbyer vendit të tij, dhe e ka përdorur atë për rrënimin e opozitës shqiptare, pasi ajo kishte humbur zgjedhjet.

Por kjo nuk i mjaftonte atij. Ai duhet ta merrte peng këtë opozitë. Një kriminel si ky, është vështirë ta imagjinosh në politik”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nënkryetari i PD, Boçi dhe deputeti Ludovik Hasani takim me emigrantët në Itali

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, deputeti Ludovik Hasani si dhe Kryetari i Bashkisë Pukë, Rrok …

Leave a Reply