Meta: “Non grata” u bë biznes më i madh se trafiku i drogës

Duke folur në një konferencë për shtyp kreu i PL, Meta tha se nuk është takuar asnjëherë me ish zyrtarin e FBI-së.

Je takuar me McGonigal?

Absolutisht që nuk jam takuar e nuk kam tentuar të takoj një person të tillë. Në Tiranë këto ditë po zbardhen shumë të vërteta nga biznesmenë dhe pronarë mediash. Kemi të vërteta që me të kanë pasur mundësi të takohen edhe persona me background problematik. Bashkëpunëtorët e kryeministrit tonë janë përpjekur ta kthejnë çështjen e non gratave në biznesin më të madh në Shqipëri pas trafikut të drogës. Disa fakte kanë dalë.

Rama gjatë viteve që ka qenë në zyrë i ka thirrur dhe u ka bërë presione për tu vënë gjoba për mediat e tyre që të mos ishin kritike duke u thënë se kanë probleme me SHBA-të, duke thënë se po hetohen dhe u thotë “e keni nga Amerika”. Është përpjekur që edhe persona që e kanë ndihmuar, të përdorë lëvizje të tilla për të ulur kërkesën e pritshmërive të tyre. Këto janë fakte që po dalin dhe do të dalin edhe më tej. Është detyrë e drejtësisë sonë që të bëjë një hetim të thellë të gjitha ardhjeve të zotërisë në Tiranë, por edhe të Rossinit, të gjithë kontaktet që kanë pasur këtu.

About Redaksia

Check Also

Nënkryetari i PD, Boçi dhe deputeti Ludovik Hasani takim me emigrantët në Itali

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, deputeti Ludovik Hasani si dhe Kryetari i Bashkisë Pukë, Rrok …

Leave a Reply