Një zyrtar shqiptar plagos me thikë 30-vjeçarin në Vjenë, mediat: Autori doli i lyer në gjak

Një 30-vjeçar, zyrtar në Shqipëri raportohet se është autori i një plagosjeje të ndodhur në Vjenë, Austri. Mediat vendase shkruajnë se 30-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet me dije ka plagosur një burrë pasdite e djeshme, rreth orës 16:20. Ai është parë të dalë nga apartamenti i personit që plagosi, me thikë në dorë dhe i lyer me gjak.

I plagosuri është gjithashtu 30 vjeç, por nuk bëhet me dije nëse është shqiptar. Ai është shtruar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është vënë në pranga.

“30-vjeçari u dërgua në burg me urdhër të prokurorisë publike të Vjenës. Zyra e Policisë Kriminale të Vjenës, dega jugore, mori përsipër hetimin. I plagosuri do të merret në pyetje gjatë ditës së sotme”, thuhet në artikull.

About Redaksia

Check Also

Një tjetër menaxher i fushatës së Trump në zyrën e Berishës për fitoren e PD

Tani i njëjti autor përmend Paul Manafort, pasi e ka parë në oborrin e PD …

Leave a Reply