Nga Ukraina në Afrikë, kompania ushtarake private është bërë një instrument i rëndësishëm i politikës së jashtme të Kremlinit, edhe pse vepron jashtë ligjit dhe njihet për metodat e saj jashtëzakonisht brutale.
Moskë, në verën e 2014, në kohën e pushtimit të parë të Ukrainës lindore, një grup funksionarësh të lartë rusë janë mbledhur pranë ministrisë së Mbrojtjes, një ndërtesë gjiganteske e epokës staliniane në brigjet e lumit Moscova. Kishin takim me Evgenij Prigožin, një burrë në gjysmëmoshë me kokën e rruar dhe me maniera brutale. Shumë e njihnin vetëm pse menaxhonte kontratat për furnizimin me ushqime të ushtrisë, por atë ditë Prigožin kishte kërkesa të një lloji krejtësisht tjetër. Donte disa troje pronë e ministrisë që t’i përdorte për stërvitjen e “vulletarëve”, të cilët nuk do kishin lidhje zyrtare me ushtrinë ruse, por do të mund të përdoreshin në luftë. Prigožin e ka bërë menjëherë të qartë se ajo e tij nuk ishte një kërkesë zakonshme. “Urdhërat vijnë nga Baba”, ka thënë, duke përdorur një prej nofkave të Vladimir Putin në mënyrë që të nënvizonte afërsinë e tij me presidentin. Kjo përmbledhje e mbledhjes, për të cilën nuk ishte folur kurrë më parë, vjen nga një njeri që ishte në drejtuesit e ministrisë së Mbrojtjes dhe e njihte përmbajtjen e diskutimeve.
Vendimet e marra atë ditë kanë për të pasur pasoja të mëdha mbi politikën e jashtme dhe mbi inciativat ushtarake të Rusisë në vitet e mëtejshme: milicia e luftëtarëve me kontratë e krijuar nga Prigožin, e njohur si Grupi Wagner, ka ndërhyrë në Ukrainë, Siri dhe shumë vende afrikane. Qysh kur vitin e kaluar Putin ka vendosur të pushtojë në shkallë të gjerë Ukrainën, Wagner është kthyer t’i përqëndrojë aktivitetet e saj në vendin fqinj. Radhët e tij janë shtuar, deri sa të arrijnë sipas vlerësimeve të shërbimeve të inteligjencës perëndimore 50000 luftëtarë, midis të cilëve figurojnë dhjetëramijëra ish të dënuar të rekrutuar në burgjet e të gjithë Rusisë, shpesh personalisht nga Prigožin. Në mesin e janarit, kur njerëzit e Wagner kanë marrë kontrollin e Soledar – pushtimi i parë territorial rus nga vera e vitit 2022 – Prigožin ka botuar një video ku feston Wagner si “ushtria ka mundësi më e përgatitur në botë”. Prigožin është i njohur se është një prej komandantëve më të pamëshirshëm që udhëheqin pushtimin rus. Duket se ka miratuar në mënyrë imlicite një video që tregon vrasjen e një dezertori të Wagner, ndoshta i ridorëzuar nga ukrainasit në një këmbim të burgosurish. “Një qen vdes si qen”, duket ka deklaruar.
Prigožin nuk i është përgjigjur kërkesave tona për ta komentuar këtë artikull, por pas viteve të kaluara në hije qartazi po gëzon vendin e tij nën prozhektorë, si një prej komponentëve më të fuqishëm dhe të diskutuar të rrethit të Putin. Kemi takuar njerëz të ndryshëm që e kanë njohur Prigožin në vite, shumë prej të cilëve kanë kërkuar të ruajnë anonimitetin. Nga fjalët e tyre del imazhi i një njeriu ambicioz dhe të pamëshirshëm, që në ngjitjen e tij është treguar i nënshtruar me të fuqishmit dhe tiranik me të nënshtruarit. Kush e njeh është i bindur se ajo që e ka motivuar është vetëm dëshira për pushtet apo para, edhe pse është e pashpjegueshme që në vite ka akumuluar kaq shumë. Është i shtyrë, thonë, nga ethja e gjuetisë, nga bindja se luftimi i elitave të korruptuara për të mirën e njerëzve të thjeshtë dhe nga vullneti për të shtypur rivalët. Në vite ka bërë shumë armiq, por ka arritur të ruajë aleatin e tij më të rëndësishëm: njeriun që e quan Baba.
Evgenij Prigožin ka lindur në Leningrad (sot Shln Petërsburg) në vitin 1961, 9 vite pas Putin. I ati i vdiq kur ai ishte i ri dhe e ëma punonte në spital. Si djal frekuentoi një akademi sportive, por nuk arriti të bëhej atlet profesionist dhe, me mbarimin e studimeve, hyri të bëhej pjesë e një bande kriminelësh të vegjël. Një natë të marsit 1980 ai dhe tre miq të tij dolën nga një bar i Shën Petërsburgut në mesnatë dhe vërejtën një grua që ecte e vetme në një rrugë të errët. Njëri prej miqve të tij i tërhoqi vëmendjen duke i kërkuar një cigare dhe e sulmoi duke e shtrënguar në fyt deri sa i humbi vetëdijen. I vodhën këpucët dhe vathët e florinjtë, duke braktisur në rrugë. Një gjykatë përcaktoi se ajo kishte qenë një prej rrëmbimeve të shumta që Prigožin dhe bashkëpunëtorët e tij kishin bërë në Shën Petërsburg në harkun e disa muajve. U dënua me 13 vite burg dhe u lëshua në 1990, pikërisht teksa Bashkimi Sovjetik po jepte frymën e fundit. Në ato kohëra Shën Petërsburgu po përjetonte një transformim epokal. Pasuri të shumta qenë në rrezen e kujt ishte mjaft dinak apo i dhunshëm për t’i shtënë në dorë. Fillimet e Prigožin qenë modestë. Shiste hot dog nëpër rrugë, duke e përgatitur sinapin në aparatamentin e familjes. “Fitoja 1000 dollarë në muaj, që në rubla qenë një mal me kartëmonedha. Ime më nuk arrinte as ti numëronte”, ka deklauar Prigožin në një prej intervistave të tij të rralla të 2011 për sajtin rus Gorod 812.
Miqësi të rëndësishme
Por ambiciet e tij shkonin përtej dhe ai dinte sesi siguroheshin kontaktet për të cilat kishte nevojë. “Kërkonte gjithmonë të miqësohej me njerëz më të rëndësishëm se ai dhe ia dilte me sukses”, konfirmon biznesmeni që e ka njohur në vitet ‘90. Në harkun e pak kohe Prigožin arriti të posedojë një kuotë në një zinxhir supermarketesh. Në vitin 1995 vendosi të hapë me disa ortakë një restorant. Për ta bërë i besoi Tony Gear, një drejtor hoteli britanik që kishte punuar tek Savoy i Londrës dhe që në atë moment punësohej në njerin prej pak hoteleve luksoze të qytetit. Fillimisht Prigožin ngarkoi Gear të merrej me enotekën dhe më pas për restorantin e ri, Staraja Tamožnja (Dogana e Vketër). Në fillim restoranti angazhonte valltare gjysmë të mbuluara për të tërhequr kilentë, por shumë shpejt u përhap lajmi se ushqimi ishte i shkëlqyer dhe vajzat u pushuan nga puna.
Lokali tërhiqte këngëtarë të famshën dhe biznesmenë të mëdhenj, edhe kryebashkiaku i Shën Petërsburgut Anatolij Sobçak, që paraqitej me zëvendësin e tij Vladimir Putin. Në vitin 2000 Putin u bë president. Në vitet e para të mandatit të tij e kishte zakon t’i takonte liderët e huaj në qytetin ku kishte lindur dhe shpesh i çonte për darkë tek Prigožin. Në fotot e atyre takimeve, shpesh Prigožin duket në sfond, diskret dhe serioz: për shembull, prapa tavolinës me rastin e një darke me presidentin amerikan George W. Bush apo prapa shpatullave të princit britanik Çarls në një pritje në muzeumin Hermitage. Në atë periudhë krijoi me presidentin rus një raport që me kalimin e viteve u bë më i fortë dhe u metastatizua në mënyra të papritura. Shpejt biznesmeni nisi të sigurojë detyra për rinovime me rastin e ngjarjeve të mëdha qeveritare nëpërmjet Concord, një holding që e kishte themeluar në vitet ‘90. Hapi i mëtejshëm qenë furnizimet për qeverinë. Në vitin 2012 Prigožin siguroi kontrata për më shumë se 10.5 miliard rubla (230 milion euro) për t’u marrë me mensat shkollore të Moskës.
Një bazë e parë
Me aneksimin e Krimesë në marsin e 2014 dhe ndërhyrjen ushtarake në Ukrainën lindore, për Prigožin janë hapur mundësi të reja. Në atë kohë Putin mohonte se në luftime qenë përfshirë ushtarë rusë, pavarësisht provave të shumta për të kundërtën. Kremlini kërkonte për t’i bërë reufzimet paksa më të besueshme. Kompanitë private ushtarake qenë të paligjshme në Rusi, por me shpejtësi janë përhapur milicitë që dukej se koordinoheshin me ministrinë e Mbrojtjes, megjithëse duke i ruajtur largësitë. Shpejt Wagner do të bëhej më e rëndësishmja. “Mendoj se Prigožin ia ka paraqitur planin Putin dhe presidenti e ka miratuar. Kështu funksionon”, shpjegoin një ish drejtues i ministrisë së Mbrojtjes, duke hedhur poshtë tezën sipas së cilës Wagner do të ishte qysh nga fillimi një projekt i inteligjencës ushtarake ruse (GRU). “Ndoshta dikush i GRU ka shërbyer si konsulent, por iniciativa ka qenë e Prigožin”. Sipas burimit, ministria i ka dhënë Prigožin disa terrene në Molkino, në jugun e Rusisë, ku disa biznese të sipërmarrësit kanë ndërtuar një strukturë logjistike të maskuar si qendër verore për fëmijë. Në vitin 2019 agjencia Reuters ka zbuluar lidhjet midis Prigožin dhe bazës së Molkino.
Në një shkëmbim emailesh të vitit 2014 midis Concord dhe ministrisë së Mbrojtjes, një përfaqësues ligjor i kompanisë flet për mundëlsinë e furnizimit me ushqime dhe produkte të tjera rrjetin e gjerë të bazave ushtarake ruse. në fund projekti nuk është konkretizuar, por sipas një inbvestzigimi të Forbes Russia në vitin 2015 kompanitë e Prigožin kanë siguruar megjithatë tendera me vlerë më shumë se 92 miliard rubla (1.2 miliard euro) për ristrukturimin në strukturat ushtarake. Ngjitja e shpejtë e Prigožin ka filluar të sikletosë disa funksionarë të Mbrojtjes dhe tensionet janë rënduar gjatë viteve, doradorës që aktivitetet e saj zgjeroheshin. Një moment kyç ka qenë fundi i vitit 2015, kur Putin ka vendosur të ndërhyjë ushtarakisht në Siri për të mbështetur regjimin e Bashar Al Assad. Përveçse siguron tendera për furinizimin me ushqime dhe mallra të tjera, Prigožin ka dërguar në front paraushtarakët e Wagner.
Në Siri kompania ka demonstruar se është jashtëzakonisht efikase në fushën e betejës, ku ka luajtur një rol të dorës së parë (jo të pranuar) në ndërhyrjen ruse. Në këtë rast paraushtarakët kanë vepruar pandëshkueshmërisht dhe janë akuzuar për krime lufte të shumta. Në një rast, disa milicë të Wagner janë filmuar teksa i prisnin kokën dhe gjymtonin një të burgosur sirian. Njëkohësisht grupi i armatosur pësonte humbje të rënda, por që kalonin në heshtje. Prigožin është akuzuar se ka drejtuar një ushtri luftëtarësh informatikë, fillimisht të ngarkuar të mbështesnin pozicionet e Kremlinit në sajtet ruse dhe më pas të favorizonin interesat e Moskës jashtë vendit. Në inkriminimin e nxjerrë pas hetimeve të prokurorit special amerikan Robert Mueller mbi ndërhyrjen e Rusisë në pesidencialet amerikane të 2016, lexohet se Prigožin dhe disa kompani të lidhura me të kanë krijuar një rrjet profilesh false mbështetësish të Donald Trump në Twitter dhe Facebook, haptazi brenda një manovre komplekse ruse për ta avantazhuar kandidatin republikan. Më pas akzuat janë tërhequr, por në nëntorin e 2022 vetë Prigožin ka botuar atë që duket një pranim, shoqëruar nga një metaforë me tone makabre: “Zotërinj, kemi ndërhyrë, ndërhyjmë dhe do të ndërhyjmë në të ardhmnen. Me vëmendje dhe saktësi, në mënyrë kirurgjikale dhe sipas mënyrës tonë, siç dijmë të bëjmë. Me operacione të sakta, do t’ju heqim mëlçi e stomak me një goditje të vetme”.
Me zgjerimin e rrezes së veprimit të Prigožin, vëmendjet ndaj tij janë rritur në mënyrë të pashmangshme. Opozitari dhe aktivisti antikorrupsion rus Aleksej Navalnyj ka botuar një hetim mbi aferat e Prigožin, i akuzuar se ka siguruar në mënyrë të paligjshme tenderat e ministrisë së Mbrojtjes për të financuar stilin e tij luksoz të jetesës. “Bijtë e Prigožin botonin vazhdimisht foto në Instagram, duke u mburrur për xhetet e tyre private. Nga ato foto kemi shkuar në holdingjet e tij dhe kemi mundur ta qartësojmë pasurinë e tij të pafundme”, shpjegon Ljubov Sobol, një bashkëpunëtore e Navalnyj që ka kuruar hetimin. Sobol dhe ekipi i saj kanë përdorur një dron për të survejuar apartamentet luksoze që i përkisnin Prigožin dhe vajzës së tij, me fusha basketbolli dhe pista aterrimi për helikopterë. Pas kohë pas boptimit të hetimit, bashkëshorti i Sobol ka pasur një sëmundje, e shkaktuar nga agresioni i një njeriu të vendosur jashtë nga shtëpia e tyre që i ka injektuar një shiringë në këmbë. Vetë Sobol është në qendër të një fushate intensive frikësimesh dhe presionesh ligjore. Çdo herë që dilte nga shtëpia ishte e survejuar.
Prita
Edhe gazetarët rusë që janë marrë me aktivitetet e Prigožin kanë pësuar kërcënime. Në vitin 2018, pasi gazeta “Novaja Gazeta” kishte botuar një hetim lidhur me Prigožin, në redaksi është dorëzuar një kokë e prerë dhije, ndërsa gazetari që kishte firmosur artikullin ka marrë një kurorë funebër në shtëpi. Episodi më i rëndë ka ndodhur më 2018, kur 3 gazetarë rusë që ndodheshin në Republikën e Afrikës Qendrore për të hetuar mbi aktivitetet e Wagner janë vrarë në një pritë. Prita kishte e gjitha pamjen se ishte e koordinuar dhe e organizuar mirë, me pjesëmarrjen e një stërvitësi rus të lidhur me Wagner. Prigožin e ka mophuar në mënyrë të përsëritur çdo përfshirje me ngjarjen. Në atë periudhë vepronte në thuajse 10 shtete të Afrikës, ku ofronte mbrojtje dhe stërvitje ushtarake në këmbim të tenderave minerarë dhe mundësive të tjera fitimi. Prigožin e menaxhonte këtë rrjet global nga zyra e tij e ndodhur në ishullin Vasilevskij të Shën Petrësburgut, jo larg nga restoranti i tij. “Ishte një shef që ngjallte frikë”, kujton Marat Gabidullin, një ish komandant i grupit Wagner që për 3 muaj, deri në fundin e 2017, ka punuar në selinë qendrore të organizatës duke i dhënë Prigožin azhurnime të përditshme mbi situatën ushtarake në Siri. Gabidullin, që sot jeton në Francë, rrëfen se Prigožin nganjëherë tregohej bujar me komandantët e tij ushtarakë, sidomos nëse plagoseshin, por shpesh ishte moskokçarës me kë bënte punë zyre. Edhe pse nuk kishte një detyrë zyrtare, në ato vite Prigožin ishte një prani fikse në takimet e nivelit të lartë për të diskutuar kontratat për mbrojtjen. Në prillin e 2018 deri ka marrë pjesë në një takim bilateral midis Putin dhe presidentit të atëhershëm të Madagaskarit Hery Rajaonarimampianina, një ngjarje që nuk ishte botuar, por për të cilën është vënë në dijneni “New York Times”. Sipas së përditshme amerikane, pak kohë pasi takimit disa konsulentë politikë të afërt me Prigožin kanë shkuar në shtetin afrikan. Edhe 2 muaj pas atij takimi Putin vazhdonte ta refuzonte hipotezën se Prigožin ishte i përfshirë në manovra sekrete jashtë shtetit për llogari të Kremlinit.
Premtime të rrezikshme
Në shkurtin e 2022 vendimi fatal i Putin për të nisur një sulm në shkallë të gjerë kundër Ukrainës ka eliminuar nevojën e një refuzimi të besueshëm. Pasi ka vazhduar të përsërisë për vite se nuk ka lidhje me Wagner, në shtator Prigožin ka pranuar me krenari se e ka themeluar grupin paraushtarak në 2014. “Në çdo aspekt duhet të ekzistojë mundësia për t’u tallur pak”, ka thënë për ta justifikuar faktin se kishte denoncuar praktikisht çdo media që e kishte lidhur me Wagner. Pranimi ka ardhur pas botimit të një videoje, me sa duket e shprëndarë nha bashkëpunëtorët e tij, ku shihet Prigožin në një burg teksa kërkon të bindë të dënuarit që të shkojnë të luftojnë në Ukrainë. U thotë atyre se ka mundësi që të vdesin në front, por i garanton se nëse do të mbijetojnë për 6 muaj, do të jenë të lirë dhe do të shpërblehen mirë.
“Është njëri nga ne”, ka deklaruar në një intervistë një i dënuar i njërit prej burgjeve të vizituar nga Prigožin. “Edhe ai ka qenë në burg. Mendoj se shumë janë rekrutuar pasi i besojnë atij. Nuk u besojnë autoriteteve, por kanë besuar tek Prigožin”. Mychajlo Podoljak, këshilltar i presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyj, kohët e fundit ka pohuar se muajt e fundit Wagner ka rekrutuar më shumë se 38000 të dënuar, prej të cilëve rreth 30000 do të rezultonin të zhdukur, të vrarë, të plagosur apo robër. Podoljak ka akuzuar Wagner se ka mnarrë pjesë në “genocidin” rus në Ukrainë. Shumë rekrutë janë dërguar në front si mish për top, edhe pse Prigožin dëshiron të demonstrojë se njerëzit e tij janë më të zot në pushtimin e territoreve sesa ushtarët e ushtrisë së rrregullt. “Wagner ishte një bandë vëllezërish, tani është vetëm një grup shërbëtorësh luftarakë”, hidhërohet Gabidullin. Prigožin e ka lëvduar shpesh “disiplinën jashtëzakonisht të hekurt” e kompanisë së tij, që sipas një ish komandanti tjetër plotëson mundësinë e vrasjes së atyre që nuk u nënshtrohen urdhërave.
Andrei Medvedev, një ish komandant i Wagner që tregon se ka luftuar në afërsitë e Bakhmut midis korrikut dhe tetorit, është në dijeni të të paktën 10 ekzekutimeve të këtij lloji dhe në disa raste ka asistuar personalisht. “Oficerët i nxirrnin në të hapur dhe i vrisnin përpara të gjithëve. Nganjëherë ishte vetëm një, të tjera në çift”, ka zbuluar Medvedev për “The Guardian” pak përpara se të arratisej nga Rusia në Norvegji. Të dënuarit që arrijnë të kryejnë 6 muajt në front e sigurojnë lirinë dhe një premium në para. Veç kësaj, Prigožin u ka kërkuar universiteteve kryesore ruse të financojnë bursa studimi për ta, ndërsa kohët e fundit një drejtues ruse ka propozuar që për disa prej të mbijetuarve të rezervohen disa ulëse në parlament. Ka diçka të lartë simbolike në parabolën e Prigožin, një njeri që kur ishte midis 20 dhe 30 vjeçëve ishte i mbyllur në burg dhe që sot i hap rrugën e lëshimit dhe rehabilitimit të mijëra të dënuarve, përfshi ata të dënuar për krimet më të dhunshme. Sipas politologut Ivan Krastev, manovrat e tij janë pjesë e një tentative për ta “ripërcaktuar kombin rus” në atmosferën e re të luftës. “Të dënuarit mirëpriten në kombin e ri, ndërsa elitat kozmopolite dhe kundër luftës, tek e cila bëjnë pjesë edhe disa oligarkë, ngjallin përçmim”.
Në javët e fundit Prigožin ka bërë deklarime të ndryshme ku sulmon tradhëtarët e supozuar e fshehur në klasën drejtuese, që sipas thënieve të tij i kalojnë pushimet jashtë vendit dhe ëndërrojnë humbjken e Rusisë. Pak kohë më parë ka insinuar se edhe brenda qeverisë së Putin ka shumë njerëz që “do të donin të gjunjëzoheshin përpara dajë Semit”. Sot Prigožin është bërë “lideri i putinizmit antielitar”, duke i qëndruar besnik presidentit dhe duke sulmuar ata që e rrethojnë, shpjegon Krastev. Shumë njerëz që e kanë njohur nënvizojnë se prej vitesh Prigožin e mendon veten një mbrojtës të njeriut të rrugës dhe armik i elitave. Është një përshkrim paksa i pasaktë, duke pasur parasysh pasuritë e pafundme që ka grumbulluar për veten dhe familjen e tij. “Paraqitet si mbrojtës i masave, i klasave më të varfëra. Kjo është vendndodhja e tij”, nënvizon Gabidullin.
E pamundur të ndalet
Sulmet e pafytyra të Prigožin i bëjnë shumë të pyesin: deri ku do të shkojë ambicia e tij? “Disa ekspoinentë të FBI (shërbimet sekrete) e urrejnë dhe e njogin si kërcënim për rendin kushtetues”, shpegon një burim i brendshëm i elitës politike ruse. “Drejtobn një organizatël ushtarake të adhe që nuk kontrollohet nga shteti. Pas luftës, këta njerëz do të pretedojnë një shpërblim, edhe politik”. Të tjerë pyesin nëse Prigožin mos është i shtyrë shumë më tej. Shfryrjet e tij të përsëritura kundër ministrit të Mbrojtjes, i akuzuar se ka dashur t’i “vjedhë” fitoren në Soledar, janë dukur nganjëherë manifestime dobësie më shumë sesa force. Në fund të fundit, nënvizojnë disa burime ruse, Wagner varet nga logjistika dhe nga informacionet që i jepen nga ministria e Mbrojtjes dhe Prigožin nuk do të mund të operonte më nëse do të humbiste favorin e Putin. Biznesmeni që e ka njohur Prigožin në vitet ’90 është i sigurtë për një gjë: kreu i Wagner nuk mund të ndalet më. “E kupton se nga brenbda sistemit shumë e urrejnlë, kështu që e di se, sikur të ndalej, për të do të ishte fundi. Nuk ka zgjedhje, nuk mund të kthehet prapa”.
(Shaun Walker është korrespondent i së përditshme britanike “The Guardian” nga Europa Qendrore dhe Lindore. Pjotr Sauer është një gazetar i “The Guardian” që shkruan për Rusinë)
Përgatiti
ARMIN TIRANA