Skandali/McGonigal thërriste prokurorët e SPAK, presion si të arrestonin Berishën

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thënë se ish-zyrtari i FBI,Charles McGonigal ka takuar disa zyrtarë të SPAK dhe madje u ka kërkuar atyre që ta arrestojnë.

Sipas kreut të PD, McGonigal ka ndikuar edhe në procesin e vetingut, duke ndikuar se kush kalon apo jo.

Berisha shtoi gjithashtu se ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit,Ardi Veliaj, e ka pasur ish-zyrtarin e FBI si truprojë.

“Kush ta hetojë more? Kush? Ai që drekonte me anëtarët e SKAP-it dhe u thoshte ‘arrestoni Berishën, ju tregon unë si ta arrestoni Berishën’. Ka takuar jo një, por disa kryesorë prej tyre. Sali Berisha e ka thënë 100 herë që është i hapur për hetim. Çfarë mund të hetojnë ata? Ata janë repart partie, jo një takime dhe jo një person, por disa prej tyre. Di që është marrë dhe me vetorë, di që ka kërkuar kush të kalojë e kush të mos kalojë. Ai ka bërë me pagesa, a i ka bërë me urdhër të Ramës, këtë nuk e di. Ky është një skandal më vete. Këto gjëra kanë ndodhur. McGonigal ka qenë njësh me Ardi Veliun. Veliu e kishte si bodyguard”, në “Çim Peka Live”.

About Redaksia

Check Also

15 vite nga heqja e vizave, Berisha: Pa viza edhe në Amerikë dhe anëtarësim në BE pas 11 majit

Kryetari i PD, Sali Berisha ka kujtuar përmes një postimi në facebook liberalizimin e vizave …

Leave a Reply