Mësuesit në Kamëz 2 muaj pa marrë rrogat, PD: Ministrja e Arsimit pse hesht?

Partia Demokratike denoncon se mësuesit e shkollës profesionale në Kamëz nuk kanë marrë pagat prej 2 muajsh tashmë. Denoncimi është bërë nga deputetja e PD-së, Albana Vokshi, pasi një mesazhi që kjo e fundit ka marrë në rrjetet e saj sociale. Sipas denoncuesit, shkak është bërë transferimi i drejtorit të shkollës tek dega e Ujësjellësit në Kamëz.

“Mësuesit e shkollës profesionale Kamëz nuk kanë marrë pagën e dhjetorit pasi prej një muaji drejtori i shkollës ka kaluar drejtor tek ujësjellësi dhe mësuesit nuk kanë marrë pagat, ndërkohë që duhej të merrnin edhe të janarit tani. Pra 2 muaj pa paga. Për ujësjellësin dhe tenderat janë më të interesuar se për pagën e mësuesëve që torturohen çdo ditë”, shkruan denoncuesi.

Ndërkohë që në postimin e saj në Facebook, Vokshi kërkon zgjidhje për problemin nga ana e ministres së Arsimit dhe Sporteve, Evis Kushi.

“Ministrja e Arsimit Evis Kushi pse hesht? Familjet nuk ushqehen me propagandë. Shqiptarët nuk e meritojnë këtë Kryeministër! Rama të largohet! Të gjithë mësuesit duhet të protestojnë për të drejtat e tyre”, shkruan ndër të tjera në postimin e saj, Evis Kushi.

Denoncimi

About Redaksia

Check Also

15 vite nga heqja e vizave, Berisha: Pa viza edhe në Amerikë dhe anëtarësim në BE pas 11 majit

Kryetari i PD, Sali Berisha ka kujtuar përmes një postimi në facebook liberalizimin e vizave …

Leave a Reply