Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka treguar skenaret e mundshme për protestën e 11 shkurtit të paralajmëruar nga Opozita. I ftuar në ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv me gazetarin Ilir Babaramo, Noka tha se më 11 shtator do të synohet që të rrëzohet kryeministri Edi Rama, duke paralajmëruar deri në mosbindje civile.
“Rama është minues i demokracisë se ka korruptuar një zyrtar të lartë të FBI për ta vënë kundër opozitës. Me 11 shkurt do të çelë siparin deri në mosbindje civile deri sa të largohet Rama. Rama nuk mund të jetë kryeministër i Shqiptarëve. Kjo protestë nuk do jetë si të tjerat, janë faktuar ato që ne themi, por shqiptarë që të turpërosh vendin tënd, sepse faturë merr Shqipëria, nuk ia kush borxh Ramës, Shqipëria pritet të jetë krah aleatëve. Le t’ia pijë lëngun gazin lotjsellës. Revolucion në të gjitha format deri në mosbindje civile. As te shtëpia nuk do ketë paqe, ka zgjidhje kur të burgosë ose të eliminojë çdo opozitar, ndryshe paqe nuk ka”, tha Noka.
Por, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, nuk la pa komentuar as seancën që pritet të mbahet të mërkurën.
“Të enjten në Kuvend do ketë betejë. Ai nuk është parlament, njerëzit e lirë nxirret përjashtë, kjo është një arsye për të luftuar, se s’ka demokraci”, u shpreh Noka.