Rama në panik, arrestohet në Austri Stela Gugallja, një nga krerët e aferës së inceneratorëve

Rama ne panik. Është ndaluar në Austri, Stela Gugallja, e shpallur në kërkim në aferën e inceneratorëve. Gugallja ishte shpallur në kërkim nga SPAK për këtë aferë, së bashku me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Prokuroria e Posaçme është njoftuar se në Gjykatën e Vjenës, në Austri, është duke u kryer procedura e ekstradimit të shtetases Stela Gugallja, nga Austria në Shqipëri, në zbatim të urdhrit të kërkimit ndërkombëtar për këtë shtetase.

Për këtë qëllim, Prokuroria e Posaçme ka përcjellë nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për procedurën e ekstradimit.

Deri në këtë moment nuk jemi njoftuar nga autoritetet austriake të drejtësisë për ecurinë e mëtejshme të procedurës së ekstradimit.

Kujtojmë që për aferën e inceneratorëve prapa hekurave janë edhe disa ish-zyrtarë të lartë shtetërorë, si ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe ish-deputeti Alqi Bllako.

About Redaksia

Check Also

SPAK kontroll në vilat e Agasit/ Policia e lë të lirë të bredhë tek vila e Ramës!

SPAK i kontrollon zyrrat, policia e lë të lirë të bredhe tek vila e Ramës. …

Leave a Reply